Ironia epike e Buzhalës me Batonin/ Vetofrona përkohësisht për Ministër i Ramës
Gazetari kosovar, Berat Buzhala ka ironizuar këshilltarin e Edi Ramës, baton haxhiun, pas shpërthimit të tij pas mosdekretimit nga ana e presidentit ilir Meta të Genti Cakës në postin e Ministrit të jashtëm.
Buzhala thekson me ironi se vetëofrohet për ministër të Ramës, ndërsa shton se i plotëson të gjitha kushtet e vendosura nga Baton Haxhiu.
Ja reagimi i Haxhiut:
Nese mbetet keq nana Shqiperi per minister te Puneve te Jashtme, perkohesisht munden me llogarite ne sherbimet e mia - deri ta gjejne dikend tjeter
I plotesoj keto kushte:
- E kam emrin Berat (Kete emer nuk ma ka lane as baba e as nana, kur kam lind kam kerku personalisht me e pase emrin Berat);
- Kam moshe te pjekur, 43 vjecar, i bukur, i sjellshem, me tituj shkencor (Edhe pse se paku njehere ne dite dikush prej te afermeve te mi me thote pse po sillesh si femije.)
- Lexoj (Cdo mbramje ka 15 faqe me font 14'sh, nese libri eshte i ilustruar atehere ndodhe qe i lexoj edhe 20 ose 25 faqe)
- E njoh Batonin (Raportet here jane te mira e here jo shume te mira.)
- Kam shtetesi shqiptare (Nuk po ju tregoj kush ma ka dhane, le te mbetet befasi.)
- E du ushqimin e detit (Me kusht qe ha edhe pak pasul ma vone.)
- Di me fole si te Shqiperise (Me veshtiresi)