Basha: SHBA po hetonte skandalin e "Unazës", opozita e denoncoi e para

E Enjte, 10 Janar 2019 22:16

Kryedemokrati Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Opinion”është përqendruar në protestën 70 ditore të banorëve të Unazës.

Pjesë nga Intervista:

Basha: Opozita e ka denoncuar këtë aferë. Falë opozitës qytetarët shqiptarë e morën vesh që ajo që na u shit si zhvillim i Tiranës, ishte vetëm vjedhje. Tani do të kuptojmë se kush fshihet pas kësaj vjedhjeje.

Gaetari: Edi Rama.

Basha: Pse është? Ja po të pyes unë.

Gazetari: Sepse nuk mundet një kompani private të kryejë gjithë atë vjedhje pa mbështetjen nga lart.

Basha: Po. Janë vënë të gjitha institucionet që të  prishen shtëpitë, policia të shantazhonte banorët. SHBA zbuloi se autoritetet gjetën falsifikimin. Pra edhe SHBA po e hetonte dhe e zbuloi. Zëri i Amerikës ka dy ditë që ka zbuluar se shteti shqiptar e ka ndihmuar aferën. Është e gabuar të mendoni se afera e Unazës merr vlerë  nëse ne çojmë qytetarët të vriten para kryeministrisë. Ka protesta qytetare. Falë këtyre protestave kemi arritur që shqiptarët të kuptojnë se aferat korruptive, vjedhjet, keqqeverisja është themeli i kësaj qeverie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...