Basha bën publik alarmin nga Britania: Shqipëria po rrezikon sekretet e NATO-s

E Enjte, 10 Janar 2019 22:36

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi sonte në “Opinion” një mesazh të ardhur në adresë të tij, ku i bëhej me dije se 120 oficerë policie janë pushuar nga puna pasi nuk iu është rinovuar çertifikata e sigurisë nga DSK.
Basha tha se për këtë arsye ata janë pushuar nga puna, duke shtuar se këta oficerë nuk kishin informacin të NATO-s, por kishin në duar informacione mbi krimin që është i lidhur me Ramën.
120 oficerë policie, pretendohet që janë njerëz që nuk iu është rinovuar çertifikata e sigurisë nga DISK-ja. Këta oficerë policie nuk kanë në duar informacione të NATO-s, por kanë informacione në lidhje me krimin që është i lidhur me Ramën. Këtyre oficerëve nuk iu është dhënë kjo çertifikatë dhe ata i kanë nxjerrë nga policia”, tha Basha.
“Para disa javësh shtypi britanik ka ngritur këtë shqetësimin për ruajtjen e sekretit nga Shqipëria. Sa qendron apo jo, s’e di. Por të jesh vend anëtar i NATO-s nuk ka vetëm privilegje dhe të drejta, të drejtën që po të të sulmojë dikush, të gjitha vendet do të çohen të të mbrojnë ty, ka edhe detyrime. Dhe detyrimi më absolut, në veçanti në këtë epokë, kur fuqi tashmë qartësisht të rreshtuara kundër interesave të NATO-s, fuqi të cilat kanë dizenja, plane, në veçanti sa i përket krahut jugor të NATO-s, nga Turqia deri në Ballkan, për të dobësuar projektimin strategjik të NATO-s në këtë krah, kanë ndërmarrë operacione kibernetike dhe spiunazhi, për të zbuluar informacion sekret të NATO-s.

Dhe pikërisht në këtë kohë, një nga hallkat, natyrisht jo më të forta të Aleancës, një vend i cili ështëpërfolur për problematikë në mbrojtjen e sekretit shtetëror, propozon për ministër të jashtëm, ministri më kryesor i NATO-s, sepse të mos harrojmë, NATO është një aleancë politico-ushtarake, jo ushtarako-politike, një person i cili ka neglizhuar për të paktën 6-7 muaj çertifikatën e sigurisë.
Ka qenë ky person këto kohë më informacion të klasifikuar? Këto janë pyetje që duhet të jenë subjekt i një inspektimi zyrtar, shtetëror, nga institucionet përkatëse. Po ju them një gjë fare qartë: Këtu kemi të bëjmë me një shkelje flagrante të ligjit, si dhe të sigurisë kombëtare dhe të sigurisë së NATO-s.
…Vijmë tek çertifikimi brenda 24 orësh nga DSiK-ja. Ajo që më shqetëson këtu mua nuk është thjesht çertfikimi brenda 24 orësh që është thjesht i pabesueshëm. Kjo është bërë me urdhër politik dhe këtu vjen problemi i dytë. Urdhri politik është dhënë nga njeriu i cili e ka propozuar. Është përgjegjësi e DSiK-së që zoti Caka për 7 muaj ka vepruar pa çertifikatë sigurie. Vijmë tek momenti tjetër. Kjo DSiK, që merrka urdhra të tillë politikë, e dini ju që DSiK është ajo që vendos dhe çon informacione përprokurorët në procesin e vetingut. Kjo zbulon atë për të cilën opozita, PD, ka ngritur alarmin prej kohësh,që vetë procesi i vetingut është një process i kontrolluar politikisht nga Edi Rama. Dhe na u desh mënyra se si është vepruar me rastin e zotit Caka, për t’i treguar publikut, për t’i treguar qytetarëve, shpresoj edhe partnerëve ndërkombëtarë, që këtu kemi futje direkt të duarve nga kreu i ekzekutivit, në një process kritik, siç është reforma në drejtësi dhe vetingu në gjykata”, u shpreh Basha.

Basha, i pyetur nga gazetarët nëse ka të drejtë Presidenti i Republikës për t’u shndërruar në aktor kyç në ndërtimin e qeverisë, është shprehur se kjo është një çështje që i përket Gjykatës Kushtetuese dhe kushdo që i përgjigjet kësaj pyetje, veçse spekulon.
-A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?
Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatmë për atë post.
Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.
-Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër?
E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon.
-Ju si jurist çfarë mendimi keni?
Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për tu bërë ministër, është thelluar.
-A është ky një vendim që vjen se Caka është shqiptar i Kosovës?
Jo nuk është kjo, por duhet të pyesni Presidentin. Por të qëndrojmë tek marrja e certifikatës së sigurisë, pasi DSIK ja ka dhënë për 24 orë. Kjo nuk mund të bëhet pa një urdhër politikë, pasi DSIK nuk mund të japë një certifikatë për 24 orë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...