Mosdekretimi i Cakës/ Flamur Noka: DSIK e pranoi që është vegël politike në duart e Ramës

Premte, 11 Janar 2019 17:05

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pas deklaratave të bëra nga DSIK, sa i përket pajisjes së Genti Cakës me çertifikatën e sigurisë.

Sipas Nokës DSIK pranoi vetë se ëhstë vegël politike e Edi Ramës.
Ja reagimi i Nokës:

DSIK pranoi vete e zeza mbi te bardhe se eshte ne shkelje te ligjit dhe nje vegel politike ne duart e Edi Rames.

Drejtoria e Sigurise per Informacionin e Klasifikuar pranoi qe me te preferuarin e Edi Rames beri ate qe nuk e ka bere per asnje zyrtar qe duhet te pajiset me certifikate sigurie: e verifikoi brenda 24 oreve.

Nuk ka asnje mundesi reale qe nje person te verifikohet per 24 ore ne dy shtete. Shkelja e ligjit eshte e padiskutueshme ne te gjithe proceduren e ndjekur nga DSIK me urdhrin e Edi Rames.

Rasti Cakaj tregoi se Edi Rama e ka shnderruar DSIK ne nje kioske dizinformuese dhe lavatrice te puneve te pista te qeverise, duke rrenuar seriozitetin e shtetit shqiptar ne syte e partnereve nderkombetar.

Ne vend qe partneret te na shohin si nje shtet serioz, Edi Rama u tregon atyre se sekreti shteteror i nje vendi te NATO-administrohet ne menyre banditeske per interesa thellesiht personale dhe shpesh here, kunder interesit kombetar.

Modifikuar më Premte, 11 Janar 2019 17:10
Login to post comments