Ish-kreu i SHIU: Pajisja me çertifikatë sigurie brenda 24 orëve e Genti Cakës një skandal, DSIK të hetohet

Premte, 11 Janar 2019 18:43

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ish shefi i Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, ka komentuar veprimin e DSIK-së për pajisjen brenda 24 orëve të Genti Cakës me pasaportë Sigurie.

Sipas tij ky veprim është skandaloz.

Ndërkohë Zyla ka komentuar edhe 3 shkeljet që presidenti meta gjeti tek Caka dhe më pas vendosi për mosdekretimin e tij në postin e Ministrit të Jashtëm.

‘Presidenti i Republikës, nuk mund të jetë noteri i askujt, ai nuk është kancelar që të firmosë çdo propozim të bërë nga kryeministri. Arsyet e presidentit nuk mund të diskutohen. Ai ka gjetur 3 probleme të zotit Caka. Unë nuk kam pikë dyshimi se Caka ëhstë shumë i lexuar siç thotë kryeministri. Unë e shoh mirë që nënshtetas shqiptar dhe kosovar të jetë ministër i shqipërisë. Por të komentojmë 3 çështjet që zoti Meta ka gjetur shkeljet e zotit Caka.

Çështja e parë është që Caka për 7 muaj ka qenë zv.ministër i jashtëm pa çertifikatë sigurie, kjo është një çmenduri. Pasi zv.ministeri i jashtëm njihet me informacione sekrete dhe të klasifikuara të NATO-s. Kjo është një përgjegjësi institucionale dhe personale e zotit Caka, pasi personi është i detyruar në bazë të ligjit që të pajiset me çertifikatë sigurie. DSIK duhet hetuar, pra duhet të ketë një mënyrë proceduraiale hetimi apo penal.

Çështja e dytë ka të bëjë me marrjen e çertifikatës brenda 24 orësh. Ligji e përcakton nga 45 ditë deri në 60-të ditë, në bazë të nivelit të klasifikimit. Për 24 orë kjo çertifikatë nuk ka mundësi teorike, pasi ti nuk ke mundësi të bësh kërkesën jo më ta marrësh. Kjo kërkesë bëhet nga DSIK, pastaj janë institucionet shqiptare janë dhe ato kosovare, të paktën duhet 1 muaj. Brenda ditës nuk është teorikisht e mundur, pasi vetë DSIK nuk ka data të dhëna në serverat e saj, ajo të dhënat i kërkon nga institucionet e tjera si SHISH, SHIK, të tjerat në Kosovë dhe NATO. Me këtë veprim që DSIK i ka dhënë çertifikatë sigurie zotit Caka është nj skandal. Jo për 24 orë por dhe për 3 javë nuk mund të jepet një çertifikatë sigurie. DSIK ka shpërdoruar detyrën. Çfarë duhet të thotë sot opinioni publik për DSIK-në pasi këtij institucioni i ka rënë kredibiliteti, çfarë mund të thonë për prokurorët dhe gjyqtarët, pasi ky institucion mund të jetë i korruptuar.

Çështja e tretë është se zoti Caka është shprehur në një media se ishte jashtë strategjitë që gjeostrategjik shqiptare adreson sëbashku me ndërkombëtarët në lidhje me ndarjen e Kosovës, kur personi ishte jashtë kësaj orbite dhe kishte një mendim të kundërt. Nuk mund të themi që një Ministër i Jashtëm të bëjë autogol. Ne nuk mund të themi si qeveri dhe si shtet dhe aq më pak kundërshtarëve tanë na falni se ky ministri jonë është i ri dhe pa eksperiencë’, deklaroi Zyla.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...