Vasili: Kryeministri një i vdekur që ecen dhe anonimët e tij në qeveri

Diel, 13 Janar 2019 14:41

Kreu i Grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook duke komentuar qendrimet e kret të qeverisë dhe të ministrave të tij.

“Kryeministri i cili sot është thjesht një asgjë, sepse ka vdekur e rënë politikisht dhe moralisht, u përpoq të zgjidhte hallin me një hiçgjë të madhe anonimësh, që perveç përbetimit se mund të bëjnë çdo çmenduri, që ai do t'ju kërkojë nuk ofrojnë dot asgjë tjeter, shkruan Vasili.
Pikërisht, vijon shenimi i tij, anonimi në krye të Ministrisë së Brendëshme që rreh studentët bën idiotin naiv kur duhet të japë llogari për rrëmbimet e njerëzve dhe për goditjen e grupeve kriminale”.

Ja postimi i tij i plotë:

Kryeministri nje i VDEKUR QE ECEN dhe anonimet ne qeveri !!!

Mbushja deri ne gryke e qeverise me anonime te lindur gjate shkembimeve te tarafeve financiare erotike e mediatike,ne korridore ku ndahen pazare te erreta kunder atdheut, ne restorante,ne paradhoma zyrash,ne festime te larmishme te çfrenuara ditlindjesh,ka prodhuar thjesht nje hicgje te madhe.

Kryeministri i cili sot eshte thjesht nje asgje, sepse ka vdekur e rene politikisht dhe moralisht, u perpoq te zgjidhte hallin me nje hicgje te madhe anonimesh, qe pervec perbetimit se mund te bejne cdo cmenduri,qe ai do t'ju kerkoje nuk ofrojne dot asgje tjeter.

Anonimet injorante mund te bejne cmendurira per mafian qeveritare me alibine se keta te shkretet jane fillestare dhe po mesojne qeverisjen,te cilen pasi ta mesojne mire nuk do te gabojne me.

Keto cmendurira jane fatura te renda,qe bien mbi kurrizin e te gjitheve nderkohe qe kryeministri asgje fiton para' dhe demton deri ne palce vendin dhe interesat e tij.

Alibia e papergjegjshmerise se anonimeve nga kryeministri,eshte nje nga zgjidhjet politike me te zeza qe Shqiperia ka pare.

Sot anonimet duhen trajtuar me rrepte se cdo subjekt tjeter politik sepse jane vetofruar te bejne kamikaxin,por me sigurine se do te dalin pa asnje dem nga faji i kryer.

Ata dhe kryeministri s'kane asnje dallim nga njeri tjetri.

Pikerisht anonimi ne krye te ministrise se brendeshme qe rreh studentet ben idiiotin naiv kur duhet te jape llogari per rrembimet e njerezve dhe per goditjen e grupeve kriminale.

Kryeministri asgje sot pervec se zvarritet si nje i VDEKUR QE ECEN nuk ben asgje tjeter.

Korrupsionin e cmendur,kriminalizimin e qeverisjes dhe injorancen vulgare ne karrigen e tij,kryeministri nuk e shpeton dot as me anonime ne qeveri dhe as me cdo lloj bastuni me gunga ne media.

I VDEKURI QE ECEN ka tashme nje vend te garantuar ne varrezat politike,thjesht ky eshte nje funeral i vonuar....

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...