Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, përmes një statusi në rrjetet sociale ka akuzuar Kryeministrin Rama se po bën gjithçka për të vënë nën kontroll dhe universitetet.
Zhupa ka reaguar pas njoftimit të k Ramës se nga nesër përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit do të vendosen pranë sekretariateve të Universiteteve për të asistuar studentët që duan shpjegime lidhur me VKM mbi tarifat dhe bursat brenda janarit.
Statusi i plotë i Ina Zhupës:
Gjithcka per te vene nen kontroll dhe universitetet!
Ne fillim u mundua ti bleje studentet-nuk ia doli. Pastaj perdori percarjen e tyre por pa rezultat. Vazhdoj me kercenimin dhe shantazh ndaj prinderve- nuk ia arriti.
Vijoj me skenaret e dhunes dhe terrorit. U coi policine e shtetit dhe dhunoi studentet. I la pa buke, pa uje, pa drita. U coi administratore te prishin protesten. U coj policine e Safet Gjicit te shtyp protestuesit.
Tani do coj te besuarit te tij te kontrollojne sekretarite e fakulteteve, duke shkelur mbi autonomine e institucioneve te arsimit.
Edi Rama eshte gati te beje gjithcka per pushtetin e tij. Prokuroria duhet te hetoj menjehere dhunen e policise ndaj studenteve dhe shkeljen e ligjit nga administratoret e qeverise prane univesitetete.
Cdo vonese ne nisjen e hetimeve e ben prokurorine bashkefajtore me Edi Ramen ne dhunen ndaj studenteve dhe ne shkeljen e ligjit dhe te drejtes per te protestuar.