“Çfarë halli e ka zënë Ramën?”, ish-presidenti flet për refuzimin e Cakajt nga Meta

Hënë, 14 Janar 2019 09:12

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar Gent Cakajn një djalosh pa asnjë formim diplomatik dhe i papërshtatshëm për të marrë postin e ministrit të Jashtëm, pas shkarkimit të Ditmir Bushatit nga kryeministri Rama.

“Të caktosh në këtë post shumë të rëndësishëm por ca më shumë delikat, një djalosh pa asnjë formim diplomatik, pa asnjë eksperiencë drejtuese dhe negociuese, me paraqitje konfuze dhe problematike për çështje kardinale ndërkombëtare ku është i fokusuar kryesisht interesi shqiptar, tregon plotësisht këtë paaftësi, papërgjegjshmëri e ndoshta ca më shumë se to, të Kryeministrit të Shqipërisë”, shkruan Nishani në një postim në rrjetet sociale, ndaj sipas tij 80% e opinionit publik në vend mbështet qëndrimin e presidentit Meta, i cili ka refuzuar dekretimin e tij si ministër.

Reagimi i plotë:

Përpara dy ditësh Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takimin vjetor me Trupin Diplomatik të akredituar në Tiranë.

Takimi vjetor i Presidentit të Republikës dhe ai i Kryeministrit me Trupin Diplomatik nuk është thjesht e vetëm një traditë ndërkombëtare apo event protokollar në marrëdhëniet diplomatike, por në rastin e kryetarit të qeverisë një paraqitje për ridimensionimin dhe deklarimin e dinamikës së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të afishimit të objektivave vjetor të Qeverisë dhe vendit në bashkëpunimin ndërkombëtar.

Asgjë nga këto nuk dëgjuan nga kryeministri shqiptar, ambasadorët e huaj.

Ata kanë mbetur të pataksur e të shokuar, besoj unë, nga fjalori dhe tollovia e retorikës pa lidhje, pa logjikë politike e pa asnjë kod diplomatik të këtij kryeministri.

Asnjë arritje të vitit të shkuar nuk pati Kryeministri që tu paraqiste përfaqësuesve të vendeve partnere.

Nuk kishte asgjë për tu treguar për ekonominë, për rendin dhe sigurinë, për institucionet dhe demokracinë, për luftën ndaj krimit, për tregtinë dhe zhvillimin.

Të gjitha kishin qenë një dështim.

Por asgjë, as për angazhimet, kontributet dhe gatishmërinë e Shqipërisë si anëtare e NATO-s.

Asgjë për proçesin e Integrimit Evropian e veçanërisht se si do të vijonte angazhimi dhe rrugëtimi në lidhje me përmbushjen e prioriteteve kyçe të vendosura nga Këshilli Evropian për qeverinë e tij deri qershorin e ardhshëm.

Asgjë për bashkëpunimin tregtar midis Shqipërisë dhe vendeve që përfaqësonin diplomatët e huaj në atë sallë.

I vetmi artikulim i Kryeministrit Shqiptar për situatën dhe kontributin rajonal ishte adresimi për tarifat e vendosura nga Kosova ndaj Serbisë !!!!!

Qesharake pa fund !

Ç’punë ka Kryeministri i Shqipërisë me tarifat e Kosovës ndaj Serbisë.

Ka tre muaj që sa herë ky kryeministër del e flet për marrëdhëniet rajonale, merret me shpjegimin e vendosjes së tarifave të Kosovës ndaj Serbisë.

A thua se Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës e kanë pajtuar për zëdhënës shtypi Kryeministrin e Shqipërisë.

Se çfarë halli e ka zënë Kryeministrin e Shqipërisë me tarifat e Kosovës ndaj Serbisë veç ai e di !

Ambasadorët dhe diplomatët e huaj duhet të na ndjèjnë për adresimet qesharake që Kryeministri ynë ju bëri nominalisht disave prej tyre.

Jashtë çdo norme protokollare, çdo etike diplomatike dhe çdo serioziteti institucional.

Ata duhet të jenë të sigurt se ajo sjellje e këtij kryeministri nuk është as kodi zakonor i shqiptarëve, as kultura shoqërore e këtij populli dhe as standardi i dinjitetit të shtetit të tyre.

Paaftësia dhe papërgjegjshmëria në lidhje me politikën e jashtme të Kryeministrit të Shqipërisë nuk është as ndonjë sekret e as ndonjë surprizë.

Ajo u demonstrua edhe njëherë me tërë dimensionin real të saj në rastin e caktimit të Ministrit të ri të Punëve të Jashtme.

Të caktosh në këtë post shumë të rëndësishëm por ca më shumë delikat, një djalosh pa asnjë formim diplomatik, pa asnjë eksperiencë drejtuese dhe negociuse, me paraqitje konfuze dhe problematike për çështje kardinale ndërkombëtare ku është i fokusuar kryesisht interesi shqiptar, tregon plotësisht këtë paaftësi, papërgjegjshmëri e ndoshta ca më shumë se to, të Kryeministrit të Shqipërisë.

Sot është evidente se pothuajse 80% e opinionit publik mbështesin qëndrimin e Presidentit të Republikës për mos dekretimin e Ministrit të ri të Jashtëm.

Por, po aq e vërtetë është se në tërësi ky opinion nuk ka gjeneruar prej ndjeshmërisë së garancive apo mosgarancive kushtetuese të proceseve institucionale.

Kjo për një fakt fare të thjeshtë.

Sepse ndjeshmëria qytetare e garancive kushtetuese është asgjesuar e zhbërë me kohë prej atij vetë, Kryeministrit të Shqipërisë.

Ai e asgjesoi dhe e zhbëri Kushtetutën e vendit, ndjeshmërinë e qytetarëve për të, kur kufizoi kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i FA, jo duke ndryshuar Kushtetutën por me një ligj të thjeshtë.

Ai i asgjesoi garancitë kushtetuese me ligjin famëkeq të ndarjes territorjale duke injoruar atë që e thotë edhe sot e kësaj dite kjo Kushtetutë për organizimin territorjal, me një ligj partiak dhe elektoral për veten e tij.

Ai i asgjesoi garancitë kushtetuese me ligjin anti-Arsimit të Lartë duke shkelur përcaktimin fondamental të Kushtetutës mbi të drejtën për arsim.

Ai e grisi fare Kushtetutën duke zgjedhur me dhunën e shtetit Prokuroren e Përgjithëshme në shkelje flagrante të çdo neni, rrjeshti e gërme të saj për Prokurorinë.

Ai asgjesoi çdo garanci kushtetuese duke lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese e pa Gjykatë të Lartë, kushedi për sa kohë, vetëm e vetëm që të prodhonte proçedura të deformuara e të kapte sistemin e drejtësisë për interesa personale të tij.

Ai asgjësoi garancitë kushtetuese të këtij vendi duke prodhuar ligjin special individual për grabitjen e pronës publike tek Teatri, për interesa qartazi korruptive.

Njeriu që sot përgjërohet për kolonën kushtetuese të shtetit, jo vetëm e ka shembur prej kohësh këtë kolonë që mban çatinë e shtetit por i ka rrjepur edhe çdo tjegull asaj çatie.

Ky është modeli që sot promovon paaftësinë , që ka marrë peng seriozitetin e shtetit, që ka asgjesuar ndjeshmërinë e garancive kushtetuese tek opinioni, që ka rrënuar tërë shtetin.

Ky model duhet rrëzuar me çdo kusht e me çdo çmim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...