Banorët e Bregut të Lumit në revoltë: Do të vetëvritemi bashkë me shtetin

Hënë, 14 Janar 2019 12:02

Banorët e Bregut të Lumit vijojnë protestën e tyre për të mbrojtur shtëpitë e tyre të cilat janë paralajmëruar se do të shemben gjatë ditës së sotme.

Ata shprehen se do të këmbëngulin me të gjitha mundësitë mendore dhe fizike për të mbrojtur banesat e tyre. “Do të këmbëngulim me të gjitha mundësitë tona mendore dhe fizike për të mbrojtur shtëpitë e tyre të cilat po shemben padrejtësisht. Vetëm me datën 11 janar është marrë vendimi për përjashtimin e shtëpive tona nga procesi i legalizimit dhe për shembjen e tyre. Ne kemi dërguar disa ftesa në adresë të bashkisë dhe institucioneve të tjera kompetente, por asnjë përgjigje. Duam dëmshpërblim të plotë sikurse u është dhënë 204 banorëve të tjerë që janë prekur nga projekti i “Bulevardit të Ri,” – u shpreh njëri nga banorët.

Ai shtoi se deri më tani nuk janë paraqitur mjetet për shembjen e shtëpive por ata mund të vijnë në cdo moment edhe natën madje. “Por ne jemi të gatshëm për ti mbrojtur sepse tashmë ne kemi një luftë të hapur me qeverinë dhe bashkinë. Djegia e gomave është forma e fundit e protestës, do ti përshkallëzojmë ato. Na ka ardhur në majë të hundës, dhe shteti i është kundërvënë me forcë një populli të pambrojtur. Ne mbajmë në duar shkopinj sepse në jemi të sulmuar dhe duhet të mbrohemi”.

Ndërkohë një tjetër banore u shpreh se 204 shtëpi të tjera janë shpronësuar ndërsa ne që jemi vetëm 40 familje jo. “Kjo është e padrejtë. I ftoj qeveritarët që t’i vënë gishtin kokës, sepse ky është një turp i madhe dhe një padrejtësi e madhe”.

Një banor tjetër tha se do të bëjmë vetë-vrasje bashkë me shtetin, ne nuk duam luftë me policionë dhe me shtetin, tha ai,  por dua të dëmshpërblehem. Shteti po na sulmon dhe sulmit do t’i përgjigjemi me sulm.

Modifikuar më Hënë, 14 Janar 2019 12:04

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...