Ruçi i mohoi fjalën e lirë opozitës, Basha: Sot nisim aksionin për të rrëzuar me çdo kusht të sëmurin psiqik

E mërkurë, 16 Janar 2019 17:22
Kreu i opozitës Lulzim Basha, ishte mjaft i qartë sot jashtë dyerve të Kuvendit ku deputetë e opozitës nuk u lejuan të flasin. Ai tha se që sot opozita e bashkuar sëbashku me qytetarët do të përdorë çdo mjet për të rrëzuar të sëmurin psiqik që ka marrë peng Shqipërinë. ‘Sot ishte rënia e fasadës, emërimi i personave që përfaqësojnë vullnetit e tij personal. Sot ishte dhe akti i rënies së qeverisë, i kapjes së shtetit nga Edi Rama. Me aktin e sotëm asgjësimi i Kuvendit. për herë të parë opozita kërkon debat në Kuvend, për tu treguar shqiptarëve të vërtetat tronditëse pas këtyre kukullave. Asnjë nga arsyet e parashtruara nga kryetari i kooperativës nuk qëndron. Opozita parashtroi kërkesë, asnjë ligj nuk e pengon opozitën, ai atë e ndalo një kryetar Kuvendi dhe një hajdut psiqik, të cilët i dhanë fund qeverisjes. Sot kemi një qeveri të vdekur. Ne kishim një qeveri në koma që erdhi në pushtet me paratë e krimit. Jemi në një gjendje emergjence kombëtare. Për herë të parë nga koha e Enver Hoxhës sot kryeministri është dhe ministër i jashtëm. Faturën e kësaj sjellje e paguajnë shqiptarët e thjeshtë, e paguajnë studentët. Faturën e paguajnë pensionistët, sipërmarrja ku bizneset po mbyllen çdo ditë. Faturën e paguajnë policët të cilët sot nderojnë si VIP-a trafikantët e drogës, ndërkohë që eprorët e tyre arrestojnë të pafajshëm. Kjo nuk mund të vazhdojë më, duhet të marrë fund. Nuk duhet të ketë më një shtet me një hajdut psiqik që sot u përpoq ti mbyllë gojën opozitës. Detyra jonë kryesore si opozitë është të jemi në krahë të këtyre njerëzve, ti japim zgjidhje politike. Çdo ditë me Edi Ramën kryeministër është ditë krize për shqiptarët. Çdokush që i shërben me vetëdije vazhdimit për çdo ditë të Ramës kryeministër është një tradhtar dhe duhet të tradhtoi i tillë, kushdo qoftë ai, deputet, gazetar, analist apo oligark, të gjithë duhet të konsiderohen si tradhtarë. Ajo q do të bëjmë si opozitë është mobilizimimi total i të gjitha resurseve opozitare për të rrëzuar me çdo mjet shkaktarin e kësaj emergjence kombëtare', u shpreh Basha.

Modifikuar më E mërkurë, 16 Janar 2019 17:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...