Emërimet dhe shkarkimet në Kuvend, juristi: Parlamenti ka rënë

E mërkurë, 16 Janar 2019 20:18

Sot në Parlament u mbajt një seancë e jashtëzakonshme ku u miratuan dekretet e Presidentit Meta për shkarkimet dhe emërimet e ministrave të kabinetit qeveritar. Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit me 76 votat pro të mazhorancës ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan këtë seancë. Opozita kërkoi që në nisje të seancës zhvillimin e një debati parlamentar për propozimet e kryeministrit Rama, po kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca.

Këtë situatë të krijuar në Kuvend në studion e “Mbrëmja ABC”, e ka komentuar juristi Çlirim Gjata.

“Është hera e parë pas 27 viteve që Ruçi mori pushtetin dhe i trajton deputetët si nxënës. Parlamentin nuk e trajton si organ politik por e shikon si një klasë. Situata politike e Parlamentit tonë sot është se ky Parlament ka rënë dhe nuk ekziston më si Kuvend. Që nga arroganca e Ramës, që nga fjalori që përdor që edhe stadiumi do ia kishte zili, ky Parlament ka rënë. Opozita nuk ka çfarë të bëjë. Ka rënë ligji ka rënë Parlamenti. Si nuk jep dikush një arsye se pse u shkarkuan dhe pse po emërohen këta. Duke filluar nga Xhafaj dhe ministrat e tjerë, pse nuk japin një arsye. Rama nuk e di se ku është”.

Më tej juristi është shprehur se Rama nuk ka të drejtë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm. Kryeministri ka propozuar emrin e tij për këtë post, pasi Meta nuk dekretoi emrin e Gent Cakajt.

“Kushtetuta nuk e thotë se Rama ka të drejtë të bëhet ministër. Kryeministri po të dojë me ligj fut një nen aty dhe thotë se derisa të ngrihet Kushtetuta jam unë ministër. Zgjedhja e ministrit ka procedurë kushtetuese. Vetëm ministri mund të emërohet sepse e përcakton Kushtetuta. Nuk e parashikon Kushtetuta kërkund këtë që po shpik Kryeministri. Nëse Rama nuk emërohet nga Presidenti ai mund të çojë një emër tjetër”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...