Shpërblehen "oficerët" e reformës anti-drejtësi

E Enjte, 17 Janar 2019 16:31

Kryeministri Edi Rama, ndërsa “justifikohet” para studentëve se nuk kemi para kemi, kur për 31 dhjetor pensionistët u ‘qerasën” vetëm me 5 mijë lekë, është treguar dorëlëshuar, me njerëzit që po bëjnë Vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Të akuzuar shpesh se po shtrembërojnë shpesh idenë fillestare të reformës në drejtësi dhe se po i seleksionojnë gjyqtarët dhe prokurorët sipas kritereve politike, ata duket se kanë kaluar një vit të ri të lumtur. Kështu, nga një Vendim i Këshillit të Ministrave i botuar në fletoren zyrtare (që shihet më poshtë), kuptohet se Komisionerët e Pavarur të Kualifikimit, Komisionerët Publikë dhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit për punën e tyre të shkëlqyer kanë marrë nga një pagë të plotë.

Më interesant bëhet fakti se pagat e tyre janë më të mëdhatë e vendit, i kalojnë 2 mijë eurot duke vërtetuar kështu tezën që mbretëron në qeverisjen e rilindjes: Kush fiton më shumë shpërblehet akoma dhe më shumë.

Por e bukura nuk mbaron këtu. Me 80% të pagës së tyre janë shpërblyer edhe këshilltarët Ligjorë ndërsa me një pagë plus edhe punonjësit e administratës.

Me siguri që gjyqtarët e pavarur të Vetting-ut nuk kanë mbetur të pandjeshëm nga kjo zemërgjerësi e qeverisë Rama, kjo po të kihen parasysh, pagat e tyre, që janë më të lartat në vend.

Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetting-ut, është zyrtarisht 395,376 lekë, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj.

Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.

Paga bruto e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit llogaritet 436.851 lekë.   "Syri.net"

Image

Modifikuar më E Enjte, 17 Janar 2019 16:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...