Mesazhet e freskëta gjeopolitike të Vladimir Putin në Beograd!

E Enjte, 17 Janar 2019 18:19

Nga Enver Bytyçi

Më 16 tetor të vitit 2014 Vladimir Putin vizitoi për herë të fundit Beogradin, ndërkohë që në muret e kryeqytetit serb shkruheshin aso kohe bilbordet me logon: “Vladimmir, shpëtojë Serbinë”! Vizita e sotme e tij eshtë e dyta në këtë pesëvjeçar, ndërsa serbët e konsiderojnë tashmë atë si “shpëtimtarin e tyre”! Nëse do të shihnim pritjen e bërë atëherë dhe sot, duket qartë se në Serbi nuk ka ndryshuar asgjë. Të gjithë serbët në Ballkan janë ekzaltuar nga vizita e kreut të Kremlinit dhe sot po jetojnë momente ekstaze. I vetmi ndryshim është se në shumë qytete të Vojvodinës, përfshirë dhe Novi Sadin, është shfaqur kudo parulla “Putin shko në Shtëpi”! Një reagim që shpreh frikën e properendimorëve të këtij vendi për kursin antiperendimor të Serbisë! Më 2014 ishin helikopterët ushtarakë serbë që fluturuan mbi Beograd për nder të “vëllaut të madh” rus, ndërkohë sot avionin personal të Putin e shoqëruan avionët luftarakë reaktivë të dhuruar nga Moska për Serbinë. Asokohe Milorad Dodik erdhi në Beograd për ta takuar kreun e Kremlinit. Ndërsa kësaj radhe do të jetë ky i fundit që do të shkojë në BH për ta takuar Milorad Dodik. Kur Putin e vizitoi Beogradin e vitit 2014 president ishte Nikoliç, ndërsa presidenti i sotëm, Aleksandër Vuçiq, ishte kryeministër. Moska vuante atëherë sanksionet e Europës, të cilat Beogradi refuzoi t’i aplikojë kundrejt Rusisë dhe Putin e mburrte qeverinë e Vuçiq për këtë akt kurajoz ndaj vendit të tij. Për këtë arësye sot Putn erdhi në Beograd me dekratën më të lartë të Rusisë në xhep, me qëllim që me të të zbukurojë gjoksin e presidentit të Serbisë. Vizita e sotme e Vladimir Vladimiriviç Putin në Beograd zhvillohet në një atmosferë të njëjtë si edhe para katër vitesh. Por konjuktura është e ndryshme. Ivica Daçiq e konsideroi pardje këtë vizitë si ngjarjen më të rëndësishme në botë. Ndërkaq gazetat serbe të ditës së djeshme “Politika” dhe “Veçernje novosti” kanë botuar një intervistë të gjatë të presidentit rus, në të cilën bëhet krejt e qartë se cilat janë objektivat e e kësaj vizite në Beograd. Në këtë intervistë Putin deklaron se interesi i përbashkët i këtyre dy vende në miqësi tradicionale është bashkëpuniim ekonomik dhe përmend se ndërtimi i gazsjellësit të ri nga Rusia përmes Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë për në Hungari dhe Austri është një projekt i rëndësishëm. Ky projekt favorizohet nga fakti se Gazpromi rus ka marrë eskluzivitetin e prodhimit dhe furnizimit me energji të Serbisë. E ndërkohë ai përmend marrëveshjen për moderinizimin nga ana e Moskës të të gjithë rrjetit hekurudhor të Serbisë, projekt të cilin autoritetet ruse ia kanë paraqit edhe qeverisë shqiptare. Por ajo që bie në sy në këtë intervistë lidhet me marrëdhëniet strategjike e gjeopolitike të përbashkëta, si dhe atyre ushtarake midis Moskës e Beogradit. Bashkëpunimi ushtarak përmendet si qëllimi kryesor i Rusisë në Serbi dhe Putin shprehet i bindur se Beogradi “do të ruajë me rigorizitet neutralitetin e saj” në fushën e mbrojtjes. Dhe pasi lëshon kritika për krijimin e ushtrisë së Kosovës e anëtarësimin e Maqedonisë e Malit të Zi në NATO, Putin zotohet se marrëdhëniet e tij të ngushta do t’i zgjerojë edhe në Republikën Srpska, përveçse në Serbi. Ndërkaq reagimet e Perednimit për këtë kurs të politikës së tij në Ballkan i konsideron si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Sot, një ditë pas kësaj interviste, në Beograd u nënshkruan 20 marrëveshje biletarale midis qeverisë ruse e asaj serbe. Më të rëndësishme janë marrëveshjet për furnizimin me gaz, ato në fushën ushtarake për furnizimin e ushtrisë serbe e mjete luftarake, armatim modern dhe logjistikë të përparuar, si dhe marrëveshja për modernizimin e rrjetit hekurudhor. Por përtej këtyre marrëveshjeve bota pa edhe njëherë se si Serbia dhe kombi serb i qëndrojnë aq besnik Rusisë. Sipas radios gjermane, ministri i Jashtëm rus, Lavrov, është shprehur se “Serbia dhe Rusia kanë rrënjë të përbashkëta” ndërkohë që shpesh përmendet ajo që rusët dhe serbët kanë të njëjtën gjenetikë. Për këtë arësye nuk ka bërë shumë bujë fakti që serbët e veriut të Kosovës e mbushën Mitrovicën e Veriut me flamuj dhe fotografi të presidentit rus, apo që në Medvegjë një fshati serb i kanë vënë emrin e Vladimir Putin. Regjia, skenari, vetë shfaqja u dhanë në formën e mesazheve të dukshme, me të cilat Serbia dëshmon se nuk heq dorë nga vëllai i saj i madh, Rusia dhe se lidhjet shpirtërore, fetare, strategjike, ushttarake dhe gjeopolitike të Serbisë me Rusinë do të jenë edhe në të ardhmen të pandryshuara. Ndaj dhe vizita e sotme e Vladimmir Putin në Beograd flet shumë për atë që do të ndodhë në të ardhmen e afërt e të largët në këtë rajon të trazuar. Putin i inkurajoi serbët që të bashkohen për të ruajtur dhe zgjeruar sovranitetin shtetëror në rajon. Ai më vizitën e tij ka joshur Republikën Srpska që të përsërisë 6 janarin e vitit 1992 për pavarësi të plotë nga Federata e BH dhe ka inkurajuar Serbinë që ta ruajë qëndrimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës. Parulla e dukshme kudo se “Kosova është Serbi”, “Krimeja është Rusi”, pasqyronte synimet e qarta serbe e ruse në rajonin e Ballkanit. Nëse për Vladimir Putin Maqedonia dhe Mali i Zi kanë mundur siç thotë ai “me dhunë të anëtarësohen në NATO”, në Beograd duket se promovoi politikën e dversionit në këto dy shtete si dhe politikën e ruajtjes “së neutralitetit”, dmth të prezencës ruse në Serbi dhe Republikën Srpska të Boanjë-Hercegovinës. Ndaj kjo vizitë është një mesazh shumë i qartë për Brukselin, Berlinin, Londrën dhe kryeqytetet e tjera europiane, ndërkohë që besohet se do të ndikojë të lexohet drejt e saktë te një pjesë e politikës amerikane e orientuar fatkeqësisht nga një bashkëpunim jologjik e Kremlinin! Uroj gjithashtu që mesazhet e vizitës së Putin në Beograd t’i lexojnë në përputhje me interesin kombëtar të shqiptarëve edhe Edi Rama dhe Hashim Thaçi!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...