"Protesta jonë, më e fortë se qeveria juaj"-zbardhet biseda telefonike e studentëve me Ramën

E Enjte, 17 Janar 2019 19:58

Një grup studentësh ka telefonuar kryeministrin Edi Rama përmes platformës së komunikimit Whatsapp, duke e pyetur për protestën e tyre. Në video nuk mungojnë as batutat midis studentëve por edhe nga kryeministri, që njërin prej studentëve e quan "veshgjati".

Studentët e kanë regjistruar bisedës, të cilën e ka siguruar "Dritare.net".

Pjesë nga biseda e Ramës me studentët:

Rama: A sa e madhe aaa.

Studentja: Po argëtoheni?

Rama: Ça tha ai veshgjati?

Rama: Unë jam i gjatë 198 cm.

Studentja: S’na the se e pëlqen protestën?

Rama: Të thashë sa e pëlqej protestën. Idiotësi më të madhe se kaq nuk kam parë.

Studenti: Jemi 150 mijë studentë, pse të gjithë budallenj jemi?

Rama: Pse 150 mijë jeni ju aty?

Studenti: Jo jemi 150 pa 1, se njëri iku deri aty tutje.  Protesta jonë është më e fortë se qeveria juaj?

Rama: Kjo është protesta më e fortë kjo juaja?

Studenti: Sigurisht, një formë proteste është dhe kjo.

Rama: Kjo protesta juaj është një idiotësi. Që të mbylleni brenda dhe të rrini atje, s’ka asnjë lidhje me protestës së cilës i jam referuar dhe i referohem ende.

Studenti: I ke përgjigjet shumë të gjata…

Rama: Si të doni…

Studenti: Po po… vazhdoni se po ju presim. E kemi për nder që po flasim me ju.

Studenti: Trumpi s’flet me amerikanët, ju flisni me ne…Hajd mo… Kjo pjesa e idiotësisë ç’a është?

Rama: Atyre që janë pa edukatë, iu kam thënë që jeni paedukatë…

Studentja: Po për ne çfarë mendon deri tani?

Rama: S’thashë gjë për ju deri tani… Më pyetët si ju duket, ju thashë më duket idiotësi, s’keni pse të ofendoheni.

Studentja: S’na dhatë një numër nga 1-10 sa ju pëlqen protesta?

Rama: Kjo s’është protestë, është idiotësi. Të mbyllesh brenda, të mos dish çfarë kërkon, të pengosh të tjerët, është idiotësi.

Studenti: Përgjysmo tarifat e masterit vëlla..

Rama: Si the ti vëlla? Tarifat e masterit nuk përgjysmohen, jo të ngujoheni por të dilni pas kushedi sa vitesh…

Studentja: Unë mendoj t’i mbyllni fare masterat…

Rama: Nuk përgjysmohen.

(Rama mbyll telefonin)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...