"Vetlirohu, që të çlirosh të tjerët!

Premte, 18 Janar 2019 10:15

Nga Fatmir Guda

Cilido opozitar në nivel eksponenti, përtej të drejtave dhe lirive të tij, nevojitet domosdoshmërisht me emergjencë të çlirohet ai së pari prej propagandës trysnuese lëshuar nga mediat dhe TV-të e kapura nga qeveria dhe taborët e analistëve të oborrit qeveritar, me fabulën e stërdëgjuar se "opozita është e dobët dhe lideri i saj Lulzim Basha nuk ngjall besim". Natyrisht që për së pari i takon opozitës dhe lidershipit të saj të vijojnë me ritme shumë më të shpejta dhe me mjete e mënyra shumë më radikale mosrënien e kurbës së besueshmërisë në publik, ashtu siç i lind çdo opozitari të vetëçlirohet në radhë të parë nga tumpanat e propagandës, sikundër ta përçojë mandej një frymë të shëndetshme sidomos tek elektorati gri, i zhgënjyer dhe votuesit rishtarë, të cilët kaherë që ushqehen me gjellën bajate të qeverisë :"të gjithë janë njësoj, ndaj asnjëri s'ja vlen"....
Po nuk jini të bindur vetë ju të parët për misionin e krijimit të frymës së opozitarizmit dhe nuk hiqni menjëherë dorë edhe në bisedat tuaja konfidenciale prej të shfaqurit të simptomave të propagandës "rilindiste", as mos merrni përsipër të bindni askënd tjetër që pret nga ju t'i shtoni shpresën dhe besimin që Edi Rama ka rënë, sepse do tu nxjerrin gjuhën, sapo tu ktheni shpinën.
Në e ndjeni vehten rëndë dhe s'mendoni e s'perceptoni dot pozitivisht, atëherë lironi rreshtin dhe kaloni një a dy radhë pas, ku të prisni që dikush tjetër ta bëjë atë që sot ju, jo s'po e bëni mirë, por madje po e bëni shumë keq!
Që Shqipëria të kthehet në normalitet do shkulur nga rrënjët Edi Rama!
Që Edi Rama të shkulet me rrënjë ka mbetur vetëm një rrugë: Radikalizëm!
Çdo ekuacion tjetër do të ngjasonte me ato ushtrimet, që mësuesi i jep nxënësit në pritje të rënies së ziles për mbarimin e orës së mësimit.

Modifikuar më Premte, 18 Janar 2019 10:20
Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...