Sesioni i ri Parlamentar/ Fatmir Mediu: Me Ramën po jetojmë periudhën më të errët

Hënë, 21 Janar 2019 17:29

Deputeti Fatmir Mediu, ka marrë fjalën e tij në nisjen e këtij sesioni parlamentar, dhe është shprehur se vendi është në situatë shumë të vështirë.

Sipas tij me Edi Ramën në qeverisje po jetojmë periudhën më të errët.

Deputeti Mediu foli edhe për politikën e jashtme të vendit dhe qëndrimin e Ramës për ndarjen e Kosovës.

Sipas Mediut kjo politikë e Ramës po destabilizon rajonin dhe po shet interesat kombëtare.

Përpara 4 ditësh Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi seancën më të turpshme të tranzicionit shqiptar. Mazhoranca ka kapitulluar përballë qeverisë dhe kushtetuta nuk ka më vlerë. Kryeministri ju ka dhënë vetëm një detyrë të ulni dhe të ngrini dorën me urdhër të tij, kryeministri për ju është gjithçka, ndërsa interesat e shqiptarëve nuk kanë asnjë interes për ju. Sot ai është edhe kryeministër edhe ministër i Jashtëm, as më shumë e as më pak si Enver Hoxha në kohën e tij. Qeverisja është kthyer në një kopje të shëmtuar të sistemit Putinian. Vendi po shkon keq e mos më keq. Nga ky pushtet do të ketë më shumë korrupsion dhe varfëri, më shumë konflikt mes shqiptarëve dhe më pak liri. Çfarë shteti po ndërtojmë, le ti bëjmë pyetjen vetes, A kontrollon sot qeveria gjithçka? Si ta kuptojmë që jetojmë në një nga regjimet më të këqija, periudhën më të errët ku zgjedhjet i përcakton krimi’, tha ndër të tjera deputeti.

Modifikuar më Hënë, 21 Janar 2019 17:33

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...