Dështimi spektakolar i “Rilindjes” dhe mundësia historike e PD dhe Lulzim Bashës

Tuesday, 22 Janar 2019 09:37

Nga av.Naim Hasani

Shqipëria është sot në një nga periudhat më të errëta në historinë e saj. Rilindja ishte eksperimenti më fatkeq qe dështoi në mënyrën më spektakolare, duke ju shuar përfundimisht shpresën shume shqiptarëve pa dallim bindjesh politike.
Shqipëria kërkon një alternative të qarte si kurrë më parë. Alternativa ime, e jona, e z. Basha dhe Partisë Demokratike është përgjegjësia historike për te ju ngjallur shpresën edhe njëherë shqiptarëve, për të ndalur hemorragjinë e tmerrshme kanceroze të largimit nga trojet e veta.
Politika duhet të ketë një vetting të plote, domethënës dhe të besueshëm, për të mos lejuar kurrë më një përsëritje të projektit famëkeq Rilindje.
Politika duhet medoemos të ndahet njëherë e përgjithmonë nga krimi dhe kriminelet, dhe shitblerja e votës. Shkatërrimi i besimit tek politika do të vazhdoje derisa kjo të arrihet.
Partia Demokratike duhet dhe do te ju provoje shqiptarëve qe gabimet e të kaluarës nuk do të përsëriten më. Qeverisja e saj do të jete qeverisje transparente, larg krimit dhe krimineleve, qeverisje me dhe për shqiptarët.
Zoti Basha nuk e bën i vetëm ndryshimin dhe të gjithë neve duhet të pyesim vetveten “Çfarë bëra unë për Shqipërinë?” dhe jo “Çfarë beri Shqipëria për mua”?
Koha e Rilindjes qe vetëm atë emër nuk meritoi kurrë, ka perënduar. Një dite e re do linde se shpejti për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndryshimi behet nga brenda sistemit dhe jo jashtë tij.
PD, jam i sigurte po përzgjedh dhe do të përzgjedhë bijtë dhe bijat e saje më të mirë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe shqiptarët në zgjedhjet qe do të vijnë me shpejt se shume e mendojnë. Emrat qe tani janë dhe qe do të jenë përfaqësues të PD gëzojnë respekt mbarëkombëtar për pastërtinë morale, ligjore dhe politike. Ata do të jene garancia e një fitoreje historike ku çdo demokrat e pse jo edhe socialist i ndershëm të ndjehet i përfaqësuar dhe do te besoje se një ere e re po fryn si kurrë më parë në këto 28 vite demokracie të brishte shqiptare.
Kjo është shkëndija qe ndez shpresën ne zemrat dhe mendjen e rinise shqiptare qe nuk mund të durojnë kurrë më kancerin qe po ju merr frymën.
Të ardhmen e Shqipërisë e kemi në dore ne shqiptarët. Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare është çelësi i ringritjes madhështore, ndryshe nga ajo e 92-shit, për vete faktin se i përket në një periudhe të re unike dhe historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. # Shqipëria ngrihet

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...