Meta në Arkipeshkvinë e Tivarit: Shërbeu Pjetër Bogdani e Filipaj

Tuesday, 22 Janar 2019 14:23

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Arkipeshkvinë e Tivarit, ku u prit nga Imzot Rrok Gjonlleshaj. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta theksoi se në këtë objekt kulti kanë shërbyer kolosë të besimit katolik, si Pjetër Bogdani si dhe përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën shqipe, Dom Simon Filipaj.

“Shumë i lumtur të vizitoja Arkipeshkvinë një mijëvjeçare të Tivarit, ku u prita nga Imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilin biseduam për rëndësinë e jashtëzakonshme dhe universale që luan besimi në shërbim të bashkëjetesës dhe harmonisë sociale. Këtu kanë shërbyer shumë kolosë të besimit katolik, në veçanti i madhi Pjetër Bogdani si dhe përkthyesi i parë i Biblës në gjuhën shqipe, Dom Simon Filipaj.🇦🇱”, tha Meta.
Më herët, Meta ka vizituar Katedralen “Shën Pjetri Apostull” në Tivar. “I impresionuar nga vizita në Katedralen e mrekullueshme të “Shën Pjetrit Apostull” në qytetin historik të Tivarit, ndërtuar edhe falë bujarisë së diasporës sonë dhe punës së jashtëzakonshme të mjeshtrave të arkitekturës, pikturës, skulpturës e punimit të gurit, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare. Përgëzova Dom Kelmend Spaçin dhe motrën Luljana Marku për përkushtimin ndaj besimtarëve dhe i falënderova për mikpritjen e ngrohtë. 🇦🇱’, shkruan Meta në postimin e tij.

50283427_2098817213497874_8513559258749468672_n.jpg50929513_2098872740158988_638997198415069184_n.jpg

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...