“Revolta popullore dhe lëvizja e PD shkojnë në një trajektore”

Tuesday, 22 Janar 2019 22:42

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka folur rreth aksionit të ri politik që pritet të ndërmarrë opozita. Sipas deputetit të PD-së, revolta popullore është në të njëjtën trajektore me lëvizjen e PD-së, e cila ka për detyrë të rrëzojë këtë qeveri.

“Revolta popullore dhe lëvizja e PD shkojnë në një trajektore që do të çojë në rënien e qeverisë. Është një proces që po shkon pika e vlimit dhe Edi Rama duhet ta kuptojë këtë gjë. Të gjithë faktorët po përkeqësohen ai vazhdon që me propagandë me tallje mudn të vazhdojë të qeverisë por është detyre e PD që të ndalojë këtë histori dhe të bëjë ndryshimin”, tha ai.

PD ndodhet në disa momente riorganizimi në prag të zgjedhjeve lokale, por për Bylykbashin nuk ka zgjedhje për sa kohë është Edi Rama.

“Strukturat janë riorganziuar. Ne jemi në një proces ku  zgjedhjet janë bërë në një moment përballjeje politike shumë të forta. Problemi qëndron a do të ketë zgjedhje në Shqipëri? Tashmë është më e qartë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje”, tha ai.

Bylykbashi theksoi në  emisionin “Mbrëmje Ide” të Mirela Milori se Rama nuk mori masa për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Sipas tij sa më shumë kalon koha aq më e rëndë bëhet fatura për kryeministrin. Oerd Bylykbashi la hapur edhe mundësinë e zgjedhjeve të parakohsme në të njëjtën ditë me zgjedhjet lokale.

“Çdo gjë mund të ndodhë, në të njëjtën kohë, më përpara është në dinamikë. Është e gjitha në një dinamikë të caktuar”, përfundoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...