Delegimi i kompetencave që kryeministri Rama ia dha Gent Cakajt si ministër i Jashtëm ka pasur shumë reagime.
Gazetari dhe moderatori Denis Dyrnjaja në Top Channel e ka cilësuar fjalimin e parë të Cakajt si të një nxënësi të shkollës fillore, kur merr dëftesën dhe falënderon mësuesit e drejtorin.
Postimi i Denis Dyrnjaja:
Përfundimisht Ministria e Punëve të Jashtme u shndërrua si Autoshkolla Selimi.
Kisha dyshime që jo, por ato i shoi fjalimi i parë përshëndetës i Ministrit të Komanduar Gent Caka, një fjalim emocional i denjë për një nxënës shkolle fillore që merr dëftesë dhe falënderon mësuesit dhe drejtorin e shkollës dhe sidomos drejtorin që nuk po gjente fjalët e duhura si ta falënderonte dmth.
Të mendosh se konferencën e ndiqte trupa jonë diplomatike por edhe përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë.
Një teatër grotesk politik ku luhet me teka që të kushtojnë edhe dinjitetin shtetëror!