Delegimi që Kryeministri Edi Rama bëri me Ministrinë e Jashtme, duke ja kaluar Gent Cakajt, i propozuar për Ministër të Jashtëm por i referuzar nga Presidenti Meta, ka ngjallur reagime në arenën politike. Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbajtur një qëndrim të unifikuar.
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, shkruan në një postim në facebook, se ky akt është në kundërshtim të plotë me kushtetutën. Më tej, deputetja e LSI-së, thotë se veprimi i Ramës, tregon se është një diktator i sëmurë për pushtet.
Ndërsa kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar me tone ironike delegimin që kryeministri Edi Rama bëri me Ministrinë e Jashtme. Vasili thotë se Rama ja dha Cakës dhe për të kjo është një dashuri e vërtetë.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe deputetja Nora Malaj, e cila në faqen e saj në facebook, shkruan se: ”Kjo qeveri-çorap me fije të hequra dhe e shqyer duhet hedhur ne koshin e plehërave, pasi as si element riciklues nuk vlen më”.
Ndërsa deputeti tjeter i LSI-së, Përparim Spahiu shkruan se vetëm një shpjegim ka vendimi i sotëm i Ramës, sjellje si në pronë private.
Postimi i plotë i Klajda Gjoshës
Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet! Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten! Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!
Komenti ironik i Petrit Vasilit
Kryeministri ja dha….Cakës. Hallall. Kjo është dashuri e vërtetë!
Postimi i plotë i Nora Malajt
Qeveria-çorap dhe çorapia e najlonit! Historia e qeverisë shqiptare sot, pikërisht sot kur ndërkombëtarët flasin, shqiptarët po bërtasin është si historia e çorapeve të najlonit! Ajo është kthyer në një qeveri-çorap nailoni, që po i ikin të tëra fijet dhe tashmë po bëhet e papërdorshme! Fija e parë i iku me protestat e Astirit! Pastaj i iku fija tjetër me shpejtësi marramendëse, me protestat e minatorëve. Tashmë i kanë ikur një sërë fijesh, me protestat e studentëve dhe pedagogëve! Disa fije po i ikin me shpejtësi se nuk mundet më të vazhdoj me sistemin PPP dhe së fundmi, ajo që i vë vulën është papërgjegjshmëria institucionale me aktin e fundit të shkeljes kushtetuese nga KM. Po tani?? Ka veshur çorape qe i kanë ikur fijet të tëra. Në vend ka pllakosur drama kombëtare, ikja masive. Papunësia (harroji hapjet e vendeve), pasiguria (numri më i lartë i vjedhjeve dhe vrasjeve në këtë fillimviti), ekonomia (shkatërrim total, pastrim parash dhe tendera korruptiv), punësimi (kjo tashmë është fjalë e huaj në Shqipëri. Bllokimi dhe izolimi i jetës dhe ajo që i vë kapak gjuhetia e shtrigave, duke paralizuar jetën ekonomike, sociale, duke e cuar atë në luftë për mbijetesë! Tashmë dhe fija e fundit e çorapeve-qeveria po ikën. E bashkë me të tanimë nuk ngel gjë tjeter, vetëm se kjo qeveri-çorap me fije të hequra dhe e shqyer duhet hedhur ne koshin e plehërave, pasi as si element riciklues nuk vlen më! Eshtë kthyer në element toksik që po kontaminon jo vetëm jetën tonë, po edhe atë të Rajonit!
Postimi i plotë i Përparim Spahiut
Vetëm një shpjegim ka vendimi i sotëm i KM-s, sjellje si në pronë private. Sjellje që e ka demonstruar që ditën e parë të ardhjes në pushtet. Shitje, dhurim apo delegim, quajeni si të doni. Kushtetuta??? Kush pyet…..!!!!!