Denoncimi i PD, Spahia: Dyfishimi i çmimeve, akt korruptiv dhe i paligjshëm, dentistët të mos e zbatojnë

E Enjte, 24 Janar 2019 14:56

Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e çmimit të 13 shërbimeve është i paligjshëm dhe korruptiv dhe qeveria është bashkëpërgjegjëse me heshtjen e saj.

Kështu ka deklaruar deputeti demokrat Bardh Spahia gjatë një konference shtypi në selinë e PD.
PD u ka bërë thirrje dentistëve të mos zbatojnë urdhrin e paligjshëm dhe të shkarkojnë këdo që është bërë pjesë e aktit korruptiv.

Ja deklarata e deputetit të PD Bardh Spahia, Nënkryetar i Komisionit të Shëndetësis

• Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e çmimit të 13 shërbimeve është i paligjshëm dhe korruptiv.

• Qeverisë, e cila u lajmërua që në dhjetor për rritjen e paligjshme të çmimeve, është bashkëpërgjegjëse me heshtjen e saj.

• PD u bën thirrje dentistëve të mos zbatojnë urdhrin e paligjshëm dhe të shkarkojnë këdo që është bërë pjesë e aktit korruptiv.

Makineria e propagandës së qeverisë së Edi Ramës flet çdo ditë për ulje taksash, për çmime më të lira dhe jetë më të mirë. Por e vërteta është ndryshe. Me heshtjen e saj, qeveria është bërë pjesë e një vendimi të paligjshëm dhe korruptiv, të marrë nga Urdhri i Stomatologut për thuajse dyfishimin e çmimit të shërbimit për qytetarët.
Me një vendim të paprecedentë, të paligjshëm, abuziv, presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikollë Deda. kandidati për deputet i Edi Ramës në Pukë, urdhëron dentistët të rrisin gati dyfish çmimet për 13 shërbime. Janë shërbimet që kryejnë më së shumti qytetarët, përfshirë edhe mbushjen e dhëmbëve, vënien e protezave dhe deri tek ndërhyrjet kirurgjikale.
Kandidati për deputet i Edi Ramës që drejton urdhrin e stomatologëve është në shkelje të plotë të ligjit për Urdhrin e Stomatologut, i cili nuk i jep asnjë të drejtë Urdhrit të vendosë çmime për shërbimin që dentistët u japin qytetarëve. Ky organ ka si mision ligjor ruajtjen e standardeve të larta në këtë profesion e sidomos mbrojtjen e pacientëve nga kequshtrimi i profesionit të stomatologut. Shtatë kompetencat e Urdhrit janë në funksion të këtij misioni. Në asnjë pikë nuk figuron e drejta për të vendosur dhe caktuar çmime! Kjo është shkelje jo vetëm e parimeve të Urdhrit, por edhe e ligjit.
Për këtë kandidati i PS, Nikollë Deda duhet të mbajë përgjegjësi, pasi ka nxitur në mënyrë të paligjshme vendosjen në treg të çmimit monopol, duke cënuar rëndë konkurrencën. Qeveria është përgjegjëse, sepse ka heshtur pas këtij urdhri të paligjshëm, korruptiv dhe abuziv. Ministria e Financave është informuar zyrtarisht që lista e çmimeve të reja të paligjshme të zbatohet në kasat fiskale, por nuk ka bërë asgjë për ta kundërshtuar.
Po kështu Ministrja e Shëndetësisë, e cila është e zënë me propagandën e shëmtuar për të paraqitur spitalet e Shqipërisë si spitalet e zvicrës, ka mbyllur një sy për urdhrin e paligjshëm që bie në kurrizin e çdo shqiptari. Partia Demokratike u bën thirrje dentistëve të mos zbatojnë një vendim të paligjshëm, duke rritur artificialisht çmimet për qytetarët shqiptarë.
Partia Demokratike i nxit anëtarët e urdhrit të shkarkojnë cilindo person që është bërë pjesë e këtij mekanizmi antiligjor, që synon të rrjepë nga lekët shqiptarët me bekimin e qeverisë. Kundër këtij modeli abuzues e grabitës të qytetarëve duhet të ngrihemi të gjithë. Të bashkohemi në protesta deri në largimin e kryeministrit që frymëzon modelin e grabitjes së shqiptarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...