Skandali i DH Albania/ Bushati: Drejtorët e Ramës kanë nisur të flasin, thonë që urdhrin e dha kryeministri

E Enjte, 24 Janar 2019 21:49

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se drejtorët e shkarkuar nga Rama për skandalit me kompaninë DH Albania, kanë nisur të flasin lidhur me urdhëruesin e dy tenderave që fitoi kompania mashtruese. “Kur kryeministrit të gjithë i thoshin që këtu ka një vjedhje dhe atë nuk e shqetetësonte fondi limit, Vëllezërit Hysa, kjo shifër që na shkoi 20 milionë euro për kilometer.

Padyshim që është gabim, kur ti flak dikë. Ata njerëz po flasin, të gjithë thonë e kemi ndërgjegjen e qetë sepse për tenderin na ka thënë Edi Rama që do jetë me këto përmasa. Një tender periferik lagjeje, nuk jepet pa dijeninë e Edi Ramës. E gjtiha kjo është një shpëlarje fytyre, thotë Damianin po e heq por edhe ai ka qenë i sukseshëm. Edhe rrugët kanë qenë të suksesshme, por drejtorët po i heq.

Të gjithë e kuptojnë, që në krye të piramidës është Edi Rama. Është i njëjti krahasim. Gjithë Shqipëria thoshte po mbushen parcelat me drogë, ky thoshte kush flet për drogë është kazan, pastaj na doli që ministri ishte me trafikantët. Ky tha është vemje e padenjë për rracën njerëzore.

Kur ky nuk di që gjithë ministria bën kanabis, kur ky nuk di që Unazën ja kanë vjedhur drejtorët, përse qëndron atje ?

Se ky atje është për të ditur, por po tha nuk e dija, nuk ka kuptim”

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...