PD denoncon Donika Prelën

Premte, 25 Janar 2019 11:55

Çlirim Gjata, Sekretari për Çeshtjet Ligjore në PD, iu drejtua Komisionit të Vetingut sot lidhur me drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prelën, duke i kërkuar që të ruajë standartin në rastin e saj.

Gjata publikoi para medias, të gjitha shkeljet që janë vërejtuar në deklarimin e pasurisë së zonjës Prela, duke filluar nga apartamenti që ajo ka blerë së fundmi prej administratorit të një firme që po hetohet nga institucioni i drejtuar prej saj.

“Kemi dosjen e zonjës Donika Prela, që është dorëzuar në Veting, - tha Gjata. - Janë disa raste që duhen hetuar me shumë seriozitet, që komisioni të mos bjerë .

Le të fillojmë me rastin e një apartamenti, që zonja Prela ka blerë tek një firmë, ku administratori i saj është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, që ajo drejton.

Çmimi i blerjes së këtij apartamenti, është ulur ndjeshëm. Pse? Pse për këtë prokurore?

Pa folur për raste të tjera për blerje apartamenti në Durrës për 1 milion lekë dhe shitje për 4 milionë lekë? A hetohet këtu për pastrim parash apo kontrata fiktive?

Më e rëndësishme është procesi gjyqësor që bashkëshorti i saj ka hapur me kompaninë ku ka punuar , “Bruçi”, për mospagim sigurimesh.

Por padia është hapur tani, pas 7 vjetësh, në një kohë kur Kodi Penal s’e pranon, se e drejta e kësja padie është parashkruar.

Po si dreqin, nuk e ditka, kjo zonjë, që është e parashkruar?!

Kaq trashë është gatuar kjo, sa duket se ka një mbështetje nga organet e Vetingut.

Ndaj, institucioni i Vetingut duhet të heqë dorë nga standarti i dyfishtë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...