Berisha takon Edita Tahirin: Projekti antikombëtar i argatëve shqipfolës të Beogradit do të dështojë

Premte, 25 Janar 2019 19:47

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim ish zëvendëskryeministren dhe ish kryenegociatoren e Republikës se Kosovës, Edita Tahiri. Në këtë Takim u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon.

Detajet e takimit ish-Kryeministri i bëri publik nëpërmjet një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i z. Berisha

Takim me ish zevendeskryeministren dhe ish kryenegociatoren e Republikes se Kosoves, Edita Tahiri!

Ne kete takim Zj Edita Tahiri shoqerohej nga zj Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center. Ne diskutuam gjeresisht mbi veprimet e rrezikshme antikombetare te argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me veprimtarine e tyre jane shnderruar haptas ne flamurmbajtes te idese se serbomadhise dhe ndarjes, coptimit te territorit te Kosoves. Kjo ide antikombetare dezubilizuese qe ndez flaket e nje konflikti te sapo shuar ne rajon, u shpalos qarte dhe pa ekuivok nga dishepulli i Slobodan Millosheviçit, Vuçiç edhe gjate vizites se tij te fundit ne Kosove, gjate te ciles ne menyre te perseritur u betua, duket edhe ne emer te argateve te tij shqipfoles albanofob te Tiranes dhe Prishtines, se Serbia do behet me e madhe.

Ne kete takim konstatuam se flamurmbajtesit albanofob, shqipfoles te Serbomadhise i kane bere me qendrimet e tyre Kosoves, Shqiperise dhe kombit shqiptar demin me te rende pas protokollit te Korfuzit.

Projekti i tyre do te deshtoje njelloj siç deshtou protokolli i Korfuzit por megjithekete demi aktual eshte kolosal. Kosova e pavarur eshte pothuaj e paralizuar dhe ne çberje, njohjet e saj nderkombetare jetike kane ndaluar si rezultat i presionit, parave te Beogradit dhe veprimeve te fshehta e te hapta te argateve te Beogradit. Kurse Edi Rama, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e Keshillit te Ministrave te BE per hapjen e negociatave shfrytezon angazhimin e tij ne projektin e Serbise se madhe per te justifikuar deshtimin dhe bllokimin nga rregjimi i tij kakistokratik i hapjes se negociatave.

Takimi ishte i hapur dhe u karakterizua nga mirekuptim i plote. sb

50583660 1199072370253668 7571110637913243648 n50583660 1199072370253668 7571110637913243648 n

Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 19:49
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...