“Rama gënjen! Firmosi që në parkun e Zagorisë, të shpohet dhe kërkohet naftë”

Diel, 27 Janar 2019 13:08

“Edi Rama firmosi që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë”.

Është ky denoncimi i bërë ditën e sotme nga demokrati Jamarbër Malltezi, i cili thotë se shqiptarët po tregojnë gjatë gjithë këtyre ditëve se duke protestuar, mund të ndalojmë të keqen.

Sipas tij, protesta e përditshme ka shpëtuar shtëpitë e mijëra banorëve tek Zona e Astirit, protesta e studentëve tregon se ata akoma nuk janë dorëzuar, protesta e pritshme e pedagogëve është një sinjal po ashtu frymëzues, duke thënë se të gjithë janë në protestë, nga Tirana, deri tek Zagoria e largët në Gjirokastër

“Protesta e Zagorisë nxori përpara shqiptarëve një kryeministër frikacak dhe mashtrues i pacipë” për të mbuluar aferat e tij në grabitjen e pasurive të vendit. “Nuk bën vaki që qeveria të lejojë shpime naftëkërkuese në një Park Kombëtar”- ishte deklarata e Edi Ramës për të frenuar protestat e banorëve. Në të vërtetë, ky është një mashtrim flagrant i një kryeministri frikacak. Vakia ka ndodhur dhe ka ndodhur me praninë dhe firmën e vetë Edi Ramës”, u shpreh Malltezi.

Në këtë linjë ai tha se në 20 shkurt 2018, të gjitha mediat raportuan për arritjen e një marrëveshje historike “që do të na bëntr si Arabia Saudite” me shpimin në bllokun 4, zona mes Gjirokastrës dhe Sarandës. Ai publikoi fotografinë gjatë firmosjes së marrëveshjes për shpim dhe kërkim nafte në zonën e Zagorisë, duke nënvizuar se nuk është akti i vetëm “i frikacakut kryeministër”, që mashtron pa iu dridhur syri, por se katër muaj më vonë, më 12 qershor, marrëveshja u miratua në Këshillin e Ministrave dhe mban firmën e Edi Ramës.

“Ai mund të dalë dhe të thotë se këto fakte janë fotomontazh! Çfarë nuk bën vaki me këtë kryeministër! Por e vërteta është se Edi Rama i ka gënjyer shqiptarët sy për sy. Ai ka firmosur që në Parkun Kombëtar të Zagorisë, pjesë e bllokut 4, të shpohet dhe të kërkohet për naftë!”, deklaroi Malltezi.

Ai e mbylli fjalën e tij se protesta dhe qëndresa është e vetmja gjuhë që njeh frikacaku dhe mashtruesi Edi Rama.

 

Modifikuar më Diel, 27 Janar 2019 14:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...