Ç'ka ndodhur me Abi Bank? Vasili: Operacionet e pastrimit të parave janë haptaz

Diel, 27 Janar 2019 14:12

Nga fjala e Petrit Vasilit, deputetit të LSI, dje, para mediave:

"Rregullorja e Bankës është që Banka e Shqipërisë vlerëson transparencën e strukturës së kapitalit aksioner të bankës duke analizuar faktet e mëposhtme. Cilat janë faktet që duhet të vlerësojë Banka e Shqipërisë? Së pari, strukturën e grupit të shoqërive të cilën aksioneri i propozuar është apo mund të jetë pjesë, marrëdhëniet e tij me shoqërinë që ka nën kontroll dhe e dyta, dhe më themelorja vlerëson burimin e krijimit të kapitalit dhe strukturën e tij.

Çfarë ka ndodhur me ABI BANK? ABI BANK është e përbërë nga shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale. Qytetarë çfarë garantojnë parajsat fiskale? Garantojnë lejimin e regjistrimit të kompanive Offshore, të cilat janë dhe përbërëse të kësaj banke, ofrojnë sekret bankar duke mos kërkuar raportim mbi transaksionet financiare. Nuk japin apo shkëmbejnë informacion me vendet e tjera dhe lejojnë kompani guaskë, njëkohësisht lejojnë mbajtjen sekret të strukturës organizative të enteve ligjore, shoqërive tregtare, etj.

Pra, shumë qartë është shkelur në mënyrë të plotë dhe një bankë e ngritur në kushte të plota të mungesës së transparencës, të thyerjes flagrante të ligjit, krijon as më pak e as më shumë pasiguri për depozitat dhe depozituesit, pasi garanti i vetëm me ligj është Banka e Shqipërisë. Ajo pasi vlerëson gjithçka u thotë qytetarëve, po këtu kemi të bëjmë më një bankë serioze dhe të sigurtë, burimet financiare të saj janë ta pastra, të rregullta ashtu siç e kërkon edhe Manivali i Këshillit të Evropës për pastrimin e parave, ashtu siç e ka kërkuar edhe Bashkimi Europian në Tiranë ndërmjet ambasadorit Soreca në mënyrë të përsëritur.

Pra, në totalin e vet kjo bankë jo rastësisht, por në mënyrë të qëllimshme i ka devijuar, i është shmangur, i ka munguar detyrës në funksion të disa interesave, të cilët në çdo pikëpamje duke mos qenë transparente, sigurisht mbeten interesa të errëta dhe pikërisht për këtë punë, Gjermania të cilës i jemi shumë mirënjohës, pasi nuk është thjesht botimi i një libri, por është skaneri i kriminalizmit të shoqërisë shqiptare na bie në pëllëmbë të dorës se në çfarë rruge të tmerrshme ka hyrë jeta politike dhe jeta ekonomike e një vendi nëpërmjet kriminalizimeve dhe parave të pista. Dhe pikërisht kjo situatë, ku kemi kryeminister i cili hap ekspozita me parat e pista dhe me lavatriçen që ka krijuar, rendi publik dhe mistria e brendshme mbyll sytë , prokuroria shqiptare nuk ekziston ndërkohë që faktet janë flagrante.

Unë po i citoj, janë fakte shumë të thjeshta për çdo shqiptar, dhe ndërkohë qe operacionet e pastrimit të parave janë haptas, e gjithë kjo mbyllje sysh, është pikërisht sepse tapat në sy, u a kanë vënë parat e pista, të cilat kanë mbushur edhe xhepat e shtetit. Prandaj përfundimisht edhe një herë, shteti shqiptar, prokuroria shqiptare, qeveria shqiptare, sistemi bankar shqiptar, të tëra organet ligj zbatuese, duhet të flasin gjermanisht.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...