Anulimi i koncensioneve, Spaho zbulon çfarë fshihet pas vendimit

Hënë, 28 Janar 2019 11:33

Edmond Spaho, kreu i grupit të PD ka kërkuar anullimin që në muajin janar, me shpejtësi, të disa koncensioneve, për ta shpëtuar vendin nga një krizë financiare. Deklarata e tij u bë në Komisionin e Ekonomisë, ku Spaho i vuri në dukje arsyen kreut të Komisionit, Arben Ahmetajt, në kushtet kur qeveria vetë po detyrohet t’i mbyllë disa PPP të pakërkuara.

“Tani, të mos veprojmë si struci, - tha Spaho. -  Ju po i anulloni PPPT-të e pakërkuara. Do t’i anulloni në korrik. Pse?! Sepse kanë dhënë efekt negativ. Ndryshe do të vazhdonit, siç keni bërë në këto 5 vite qeverisje.

Fakti që jua kanë vënë litarin në grykë. Jo ju, se po të ishte për ju, për dëshirën tuaj, do të vazhdonit, por ka një qëndrim të ashpër të FMN-së në lidhje me PPP-të e pakërkuara, madje ka një paralajmërim për krizë fiskale të Shqipërisë. Kështu që jini seriozë: nëse i kanë shkaktuar dëme të tilla vendit, atëherë duhet të fillojmë që në janar me urgjencë, s’ka pse të presim korrikun. Dhe demagogjia pastaj, si do t’i thoni popullit për këtë e për atë: për Vlorën, do t’i themi që është korruptiv dhe ka shkelur rregullat e BE-së! Dhe erdhën deputetë holandezë ta thanë këtu: e dini që praktika që keni ndjekur për aeroportin e Vlorës është në kundërshtim me kriteret e BE-së për organizimin e tenderimeve të parave publike?! Pikë!  Është normale të harxhojmë 20 milionë euro për një kilometër tenderim?! Mirë ajo rruga që na qënka e domosdoshme, po kjo rruga këtu me 20 milionë euro, është normale?! Propozim i papërkuar! Për këto e kemi fjalën. Ndaj anulojeni nëse doni ta shpëtoni vendin nga një kërcënim financiar!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...