Përplasje mes studentëve te Fakulteti i Drejtësisë, një vajzë çohet me ambulancë në Urgjencë

Hënë, 28 Janar 2019 12:23

Ka patur momente tensioni tek Fakulteti i Drejtësisë në të cilin një grup studentësh janë ngujuar prej ditësh aty.

Për shkak të këtyre tensioneve një studente nuk është ndjerë mirë dhe për këtë është përcjellë më ambulancë drejt spitalit.

Studentët nuk kanë lejuar që të filmohej shoqërimi i saj për tek ambulanca.

Konflikti ka nisur pasi disa studentë që pretendonin se donin te bënin mësim janë përplasur me studentët e ngujuar.

Sipas deklaratave të studentëve të ngujuar, “pala” tjetër ka tentuar të hyjnë me dhunë në auditore, madje kanë thyer dhe një xham. Ppër shkak të përplasjeve fizike, një nga studentet e ngujuara nuk është ndjerë mirë, ndaj dhe është transportuar me ambulancë drejt urgjencës.

Debatet kanë përfunduar edhe në përplasje fizike ku një studente shprehet për Fax News se është dhunuar nga një djalë që nuk e njihte.

Ajo ka deklaruar se të hënën u ishte thënë se do të zhvillohej mësimi, ndaj kanë tentuar të hiqnin karriget dhe të futeshin në mësim. “Një djalë që është ngujuar dhe nuk e di a është student i këtij fakulteti më ka goditur në fytyrë. Këtë çështje do ta ndjek nëpërmjet avokatit“, u shpreh ajo për gazetaren e Fax News, Mirilda Tili.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...