Edi Ramës i është bllokuar grupi i timonit

Tuesday, 29 Janar 2019 09:35

Nga Fatmir Guda

Edi Rama edhe pse në dukje i ngjan një kryeministri në ikje mesmandatit po dëshmon sistematikisht me të gjitha mjetet dhe format se për të mbajtur me çdo kusht pushtetin është gati të shkelë çdo parim që deri më sot ka shërbyer për të garantuar normalitetin dhe stabilitetin në vend.
Në këtë mënyrë ai nuk po lë asnjë shteg të funksionimit të normave elementare për bashkëpunimin pozitë opozitë që do ta nxirrnin vendin nga situata tejet e tendosur politiko-socialekonomike në të cilën ndodhet. Nga ana tjetër as koalicionit opozitar nuk i ka mbetur asnjë aksion tjetër alternativ përveçse garantimi i një procesi elektoral të ndershëm dhe për këtë si të vetmen rrugë sheh largimin e Edi Ramës, autori që sipas saj me një skenar të qartë e të mirëmenduar ka çuar në zgrip total procesin e zgjedhjeve për shkak të aktivizimit të bandave kriminale në përdorimin e parave për blerjen e votës. Fenomen ky i pranuar nga OSBE në raportin e saj zyrtar postzgjedhor, sipas të cilit  deformimi i rezultatit të përgjithshëm në zgjedhjet parlamentare të 2017, pranohet të jetë ndikuar deri në masën 25% prej shit-blerjes dhe intimidit të zgjedhësve. Gjithashtu e faktuar dhe nga përgjimet e shërbimeve sekrete partnere, ku dëshmohet të implikohen drejtpërdrejt zyrtarë të lartë të PS, siç është rasti kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako (pjesë e dosjes hetimore VOLVO 4) që përfshihen në bashkëpunim me grupe kriminale për të ndikuar në shit-blerjen e votës.
Edi Rama ndërkaq i gjendur edhe në vorbullën e skandaleve të shpërthyera prej aferave korruptive, i duhet domosdoshmërisht të lëshojë njëri pas tjetrit bashkëpunëtorët e tij më të afërt eksponentë të rëndësishëm të "rilindjes", me të cilët ai erdhi në pushtet, duke mbetur kështu çdo ditë e më shumë i izoluar dhe i riskuar prej qejfmetjeve dekonspirimeve apo sulmeve të kamufluara të tyre.
Situata ekonomike gjithashtu është pothuajse në kolaps, pasi PPP-të e konsideruara edhe nga FMN e BB si mina me sahat në të ardhmen e afërt, pa llogaritur riskun e përdorimit të këtyre konçensioneve për pastrimin e parave të pista ardhur nga bota e krimit prej kutivimit dhe trafikimit të narkotikëve kanë rritur borxhin deri në masën 82%, i cili dhe në kushtet e mungesës së thithjes së investimeve të huaja dhe destabilizimit të këmbimit të monedhës Euro i kanë afruar shanset e falimentit të financave publike.
Në këtë klimë totale të tejet të mpirë çdo mënyrë të protestuari, që nga ajo e studentëve, e banorëve të unazës së re në Tiranë, e biznesit të vogël, fermerëve në të gjithë vendin duken si ndodhia më e natyrshme, që gjen dakortësi të plotë nga opinioni publik, i cili gjithashtu është në pritje të një shkëndije, që do e bënte atë të ngrihej më këmbë kundër autokracisë që po i merr peng të sotmen dhe të ardhmen.
Ndaj dhe aksioni politik i opozitës lajmëruar për daljen në krye të revoltës popullore në gjithë vendin, e cila është lajmëruar të kulmojë më 16 Shkurt në Tiranë me axhendë të qartë :"Largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike", duket se ka vënë në panik kryeministrin, që siç flitet nga burime afër tij, edhe largimin po e sheh si obsion. Madje thuhet se është duke kalkuluar të gjitha lëvizjet që do e çonin drejt emrit më të besueshëm që do i ofrohej paketës së opozitës si pasues detyrën e tij.
Ai ka marrë gjithë informacionin se protesta e 16 Shkurtit sa i përket përmasave të pritshme do jetë apokaliktike për fatin e tij, e cila veç pjesëmarrjes shumë herë më masive ndodhur ndonjëherë më parë në kryeqytet, njoftohet të ketë të veçantë elementin Berisha, i cili për të parën herë pas një suspanse prej 5 vitesh ai do të ketë hapësirën e vet në këtë tubim. Dhe përtej përmbajtjes së fjalës së liderit historik të PD z. Berisha, vetëm dalja e tij para protestuesve, dihet që do e rriste adrenalinën shumë herë më shumë edhe sesa në kohërat kur ai ishte në krye të opozitës.
Për të vijuar me logjikën e analizës së situatës ku ndodhemi na vjen në ndihmë një postulat i Makiavelit: "Të qeverisësh do të thotë t’i bësh të tjerët të të besojnë". E në këtë drejtim ekzistojnë të gjithë treguesit që flasin se në ç'kuota ka rënë niveli i besueshmërisë së Edi Ramës, ndaj dhe me këtë lidhet pamundësia e vijimit të qeverisjes së tij, e cila pothuajse është totalisht e atrofizuar.
Kështu që Edi Rama siç edhe e dëshmoi me precedentin e zbythjes me paketën e lëshimeve para zgjedhjeve të 2017 deri sa është bërë gati për varjantin e fundit atë të kapitullimit para presionit opozitar, opinionit publik dhe faktorit ndërkombëtar, do të tentojë paralelisht të rezistojë si fillim për ta lodhur opozitën, pavarësisht se në situatën ku ndodhet duket se do ta ketë të pamundur.
Pra, megjithëse kushtetueshmërisht, ligjërisht, proçedurialisht nuk gjenden hapësira për ta larguar kryeministrin nga detyra, nga ana tjetër fundi i qeverisjes së tij po duket ashiqare sa vjen dhe më shumë i pranuar nga opinioni publik, ngaqë shumë thjesht besimi ndaj tij ka kapur fundin e për rrjedhojë s'po mbahet mënd që kur vendi nuk po mundet më të qeveriset.
E thënë në terminologjinë figurative që i pëlqen atij vetë, Edi Ramës i është bllokuar grupi i timonit dhe i vetëdijshëm për rrezikun e këtij konstatimi nuk i ngelet veçse të ndalet e të hapë krahun.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...