Kryeministri Rama në përgjimet e dosjes ‘VOLVO 4’

Tuesday, 29 Janar 2019 10:21

Gazetari i kronikës ka publikuar një shenim në faqen e tij në facbook ku shpjegon detaje nga dosja e shumediskutuar 339. Sipas gazetarit Flamur Vezaj ne këtë dosje ka edhe pergjime ku është interceptuar Kryeministri Edi Rama dhe drejtues të tjerë të mazhorancës.

KM Rama ne pergjimet e dosjes “VOLVO 4”

Nga Flamur Vezaj

Në rrjetin e përgjimeve në dosjen “339” ose operacionin “VOLVO 4” ka rënë edhe Kryeministrit Edi Rama! Ky lajm konfirmohet nga burimet kofidenciale pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda! Ne dosjen me nr.339 që po hetojnë dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prenci rezultojnë se janë interceptuar biseda dhe mesazhe të Kryeministrit Edi Rama me ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Arben Çuko!

Keto mesazhe dhe biseda ndodhen në dosje të veçuara! Nuk dihet se çfarë përmbajtje kanë pasi hetuesit ndodhen në fazën e verifikimit të tyre, nëse përbëjnë interes për dosjen ose jo!

Burimet thonë se janë interceptuar edhe mesazhet e ish-deputetit Arben Ndoka me KM Rama dhe deputetë të ndryshëm të shumicës në vend!
Por jo vetem kaq, në dosje ka edhe biseda të ministrave, kreut të grupit parlamentar të PS-së T.Balla e shumë deputetëve të tjerë me dy ish-deputetët. Si dhe biseda të shumta të “supermenit” të bisedave telefonike Vangjush Dako me pjesetarët e grupit të trafikut të drogës!

Ftoj dy prokurorët Mara e Prençi që të reagojnë zyrtarisht me precedentin e njoftimit “Prela” se sa të verteta janë këto informacione të siguruara nga burimet kofidenciale!
#Vazhdoni_transparencen#

Modifikuar më Tuesday, 29 Janar 2019 11:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...