Krimi në Tepelenë dhe Memaliaj/ Tritan Shehu: Po përgatitet kultivim i gjerë i kanabisit para zgjedhjeve

Tuesday, 29 Janar 2019 12:29

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda kriminale që kanë ndodhur se fundmi në Tepelenë dhe Memaliaj.

Teksa jep arsyet e kësaj rritjeje të jashtëzakonshme të kriminalitetit, Shehu thotë se janë duke u bërë përgatitje për një kultivim të gjerë të kanabisit në këtë zonë, fiks para zgjedhjeve të qershorit.

Postimi i plotë

Ngjarjet kriminale te perseritura ne Tepelene e Memaliaj flasin per nje kriminalitet shume shqetesues aty, qe vjen nga:

- Varferia e thelle.

-Papunesia e larte.

-Forcimi i grupeve kriminale nga kanabizimi i atyre zonave, i cili solli vetem shkaterrim ekonomik e terrorizim te fshatareve, pasurim te krimineleve dhe te atyre qe e stimuluan, lejuan apo e mbrojten ate veprimtari.

- Kriminalizimi i disa institucioneve e drejtuesve te tyre, qe u kthyen ne "menaxheret" e kanabizimit kriminal dhe qe sot vazhdojne te "drejtojne" aty apo diku tjeter, pavaresisht se vete ligji kerkon vendosjen para pergjegjesive.

- Sipas te dhenave qe kam, perseri po behen pregatitje per nje kultivim te gjere te kanabisit ne ate zone, vecanerisht kjo ne prag te zgjedhjeve administrative.

U bej thirje te gjithe fshatareve a qytetareve qe mos te bijen perseri ne gracken e krimit dhe te atyre qe duan te pasurohen apo te mbledhin vota nen kete "divize".

Paralameroj te gjithe ata, qe po pregatisin kete “loje” te rrezikeshme se ndryshimet shpejt do te kryhen.

Pesimi duhet te behet mesim!

Modifikuar më Tuesday, 29 Janar 2019 12:42
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...