Basha flet për babanë: Çfarë më ndodhi kur e shtrova në QSUT

Tuesday, 29 Janar 2019 17:15

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i pranishëm në një takim në Shkodër, si rrallë herë ka treguar një histori personale që lidhet me babanë e tij. Basha, tha se para një viti iu desh ta shtronte në QSUT, ku u njoh edhe me rastet e infermiereve që kërkonin të largoheshin. Kreu i PD-së u shpreh se ndihej keq për largimin e tyre, ndërsa shtoi se se ai pavion do të mbetej me një infermiere.

“Një vit më parë mu desh të shtroja tim atë në një nga departamentet e QSUT-së për një ndërhyrje goxha komplekse.

Falë Zotit e kaloi shumë mirë por me këtë rast mu desh të kaloja goxha kohë pranë tij dhe pashë me sytë e mi një pavijon, pavijonin e Reanimacionit ku punon 7 infermiere, të cilët për nga aftësia profesionale, kompetencat profeisonale, dhembshuria njerëzore që trajtonin çdo pacient, jo thjesht babën tim, por çdo pacient dhe për nga orari i zgjatur ishin heronj, merrnin edhe paga të papërfillshme.

Aty mora vesh se brenda majit 6 prej infermierëve do të iknin. Natyrisht më erdhi keq në planin njerëzor të largohen bashkatdhetarë, në këtë rast infermieret. U tmerrova duke menduar se si në këtë pavijon kërkohet një shërbim shumë i specializuar pa pritur do të mbetej vetëm 1 infermiere”, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...