Socialisti-Bashës: Ta rrëzojmë Edi Ramën për 24 orë, me 16 shkurt

Tuesday, 29 Janar 2019 22:33

Një qytetar nga Shkodra, i cili është socialist, i kërkoi kreut të opozitës Lulzim Basha që të dalin në shesh të rrëzojnë kryeministrin brenda 24 orëve, pasi varfëria na ka pushtuar, krimi kudo dhe po ikin të rinjtë nga vendi.

Qytetari, i cili deklaroi se më parë kishte votuar gjithmonë për Partinë Socialiste, kërkoi që në 16 shkurt opozita të rrëzonte Edi Ramën me çdo kusht.

”Kryeministri Rama është pa zgjidhje, pa ide, pa vizion, i vetmi vizion politik që ka për këtë vend është vjedhja. Por herë pas here e kap paniku. Na dëgjon ne dhe mundohet të kopjojë. Kjo nuk funksionon në gjendjen ku është sot Shqipëria”, tha Basha.

Dialogu Basha-qytetar:

Qytetari: Me ardh në Tiranë dhe me e hek brenda 24 orëve ket legen.

Basha: Më datë 16 e vendosni ju!

Qytetari: E ke të kryme! Me nejt aty.

Informacionet janë se me 16 shkurt mund të jenë mbi 100 mijë protestues, nga të cilët mbi 4 mijë veta janë të vijës së parë. PD dhe LSI kanë një skenar, por që ka filluar të zbulohet disi. Një variant mbetet se pas fjalës së Lulzim Bashës, turma do të turret për ta rrethuar krejt kryeministrinë në katër anët, krejtësisht në mënyrë paqësore.

Porosia e drejtuesve të protestës do të jetë që asgjë të mos prishet, bile as bari, por për ta rrethuar kryeministrinë as që vihet në diskutim, për të mos lenë kryeministrin dhe qeverinë të hyjë brenda për ditë me radhë. Nëse kryeministri jep urdhër policisë të mos lejojë protestuesit ta rrethojnë kryeministrinë, atëhere përplasja vjen për fajin e Edi Ramës.

Burime nga LSI tregojnë se do jenë mbi 2 mijë forca të LRI, djemt të rinjë e plot pasion për një Shqipëri me të mirë, të cilët do bllokojnë kryeministrinë nga pjesa e rrugës përballë Rognerit dhe nga ana e Piramidës, duke mos përjashtuar dhe gjysmën e Bulevardit.

Megjithatë skenarët variojnë deri me 16 shkurt, por një gjë dihet prej liderëve të opozitës: Me 16 shkurt do vendosë populli se çdo bëjë me kryeministrin. Ndërkohë në PS dhe në grupin parlamentar janë shqetsuar se po humbasin pushtetin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...