Shahini braktis komisionin, reagon ashpër Vokshi

E mërkurë, 30 Janar 2019 10:52

Ministrja e re e Arsimit Besa Shahini është larguar në mënyrë demostrative nga komisioni i Edukimit, ku sot po diskutoheshin problemet e studentëve dhe ndaj saj kishte një sërë pyetjesh nga ana e deputetëve të opozitës.

Por, Shahini, ia ka bërë të ditur kryetares së komisionit Albana Vokshit se pyetjet mund t’ia drejtonte me shkrim dhe është larguar pa e kthyer kokën pas.

Ky qëndrim ka ardhur pas deklaratës së prerë së kryetares Albana Vokshi se “ne nuk do të heqim dorë nga kërkesat e studentëve. S’e kuptoj pse kolegët e mazhorancës qeshin. Ato janë të parët për ne. Qindra studentë janë të ngujuar, qindra pedagogë dërgojnë ultimatum.”

Në vijim, Vokshi i ka kërkuar ministres Shahini të mbajë shënim, ska mbi 20 pyetje për t’i drejtuar:

“Zonja ministre, a po e nisni ju detyrën duke shkelur ligjin për Arsimin parauniversitar? Duke zhvendosur mësimin nga fakultetet në shkollat e mesme? A jeni dakord që vajza të vogla 14-15 vjeçare, të zhvillojnë mësimin në të njejtin ambient me studentët që janë të rritur? A nuk duhet një marrëveshje?”

Pas kësja, ministrja tha: :Zonja Vokshi, a mund të m’i dërgoni me shkrim pyetjet? Mund t’i përgjigjem në një kohë të mëvonshme. Ditën e mirë! – dhe Besa Shahini largohet nga komisioni.

Vokshi, duke e konsideruar këtë sjellje si një skenar të mazhorancës, tha: “Kjo është e turpshme! I gjithë opinioni e shikon tani se kë ka vënë ministre tani Edi Rama!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...