Publikimi i përgjimeve nga Zëri i Amerikës, reagon PD: T'i japim fund narkoshtetit

E mërkurë, 30 Janar 2019 20:09

Duke marrë shkasë nga publikimi i përgjimeve nga Zëri i Amerikës për blerjen e votave në vend, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho, tha se kjo tregon se opozita ka pasur të drejt, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 16 shkurtit.

Reagimi i Spahos: Pra PD dhe Opozita paskan te drejte kur thonë që me Ramën nuk ka zgjedhje te lira e te ndershme. Prandaj ky duhet rrezuar nga pushteti qe ti hapet rruge legjitimitetit. Për këtë bashkojuni të gjithë protestës ne 16 shkurt për ti dhënë fund narkoshtetit dhe regjimit te krimit te organizuar.

Modifikuar më E mërkurë, 30 Janar 2019 21:53
Login to post comments