Nis Kuvendi, PD mbledh grupin

E Enjte, 31 Janar 2019 10:25

Që në nisje të seancës në Kuvend, grupi parlamentar i PD-së ka kërkuar sot shtyrjen me 30 minute nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Seanca duhej të niste në orën 10:00. Kërkesa u bë nga deputeti Enkelejt Alibeaj, i cili ia paraqiti Ruçit.

Alibeaj: Kemi nevojë të bëjmë një mbledhje grupi në fillim të rendit të ditës.  S’mund ta themi ne objektin e mbledhjes së Grupit!

Ruçi: Ju lutem, seanca sa ka filluar, rendi i ditës është i njohur.

Alibeaj: Unë po bëj një kërkesë. Sigurisht është i njohur, nuk ka lidhje me rendin e ditës. Ne kemi nevojë të bëjmë gjysëm orë pushim, për mbledhje grupi, për të përcaktuar edhe çështje që kanë lidhje me rendin e ditës, për mbarëvajtjen e saj.

Login to post comments