Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar në Parlament transaksionet financiare të parave të vjedhura të Ramës në një bankë në Singapor. Kryemadhi e bëri denoncimin duke ju drejtuar ministres së re të Financave dhe duke ja bërë të qartë se nuk do të mund të shpëtojë paratë e Ramës.
“Ajo bankë atje ka falimentuar. A do të mund të sakrifikosh ti fëmijët e tu për të shpëtuar Ramën?” ka qenë pyetja retorike dhe mjaft e fortë paralajmëruese e Kryemadhit për ministren e re të Financave. Deklarata është publike dhe mjafte fortë dhe bën fjalë për zbulimin e gjurmëve të parave që po u vidhen shqiptarëve nga Rama. Pas zbulimit të transfertës 30 milionë euro të parave të taksapaguesve përmes një firme fantazmë në Shtetet e Bashkuara, tani zbulohen edhe transaksione të reja të parave që u grabiten shqiptarëve nga Rama në Singapor, Banka e së cilës sipas Kryemadhit ka falimentuar.
Kryemadhi iu drejtua ministres duke i thënse se ka marrë përsipër një detyrë të rëndësishme pasi i duhet të mbrojë transaksionet e kryeministrit Edi Rama.
“Kjo zonja këtu duhet të kuptoj shumë mirë që banka e shtetit të Singaporit që ka falimentuar nuk mund të shpëtosh dot transaksionet e shefit tënd. Ke marrë përsipër një punë shumë të vështirë. Je e gatshme të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramës?
Kush nuk ka fuqi të përballet të dalë dhe të ikë. Nuk paska socialistë që kanë përfudnuar shkollat për tu bërë ministra. Ti mund të ishe minister (i drejtohet Ballës) dhe ai nuk ju do ju. Ai e do PS për të pastruar paratë e veta. Nuk mund tju dojë ju sepse nuk keni standard etik. Ju jeni démodé. Ju nuk jeni si ai, ai është artist, ju jeni fshatar.
Bashkisë Skarpar i keni bllokuar buxhetin. Bllokoja rrogën kryetarit të bashkisë por mos i bllokoni bukes fëmijëve në çerdhe.”- tha Kryemadhi.