Prostitucioni në Tiranë, banorët mbyllin hyrjet e pallatit me dyer

Premte, 01 February 2019 22:57

Prostitucioni vijon të jetë një problem shqetësues në Tiranë. Nga një vëzhgim i Ora News konstatohet se në orët e mesnatës, rrugët afër qendrës janë të mbushura me persona të cilët shesin trupin kundrejt një shume parash.

Prezenca e tyre por edhe shfrytëzimi i ambjenteve publike është bërë shkak që vetë banorët të bëhen mbrojtës të pronës së tyre.

"Të nderuar banorë, mos e fikni dritën gjatë orëve të mbrëmjes pasi hyrja jonë për shkak të errësirës bëhet vatër për konsumim aktesh seksuale nga transvestitë. Ju faleminderit për mirëkuptimin"

Ky njoftim është shpërndarë në disa prej pallateve në qendër të Tiranës ku banorët kanë shprehur shqetësimin se hyrjet e banesave të tyre po shfrytëzohen për kryerjen e akteve seksuale nga tranvestitët.

Si zgjidhje për ti larguar nga ambjentet e pallatit, banorët kanë gjetur vendosjen e dyerve të posaçme, ku secili prej tyre ka një çelës.

Shqetësim për ta mbetet edhe sjellja e cila shfaqet teksa i filmon.

"Për Zotin e di çfarë ju bëj!"

Masat e policisë duket se janë të pakta edhe pse ushtrimi i prostitucionit është i ndaluar me ligj.

Për Ora News, forcat e rendit shprehen se përgjatë janarit nuk ka pasur denoncime në polici për raste të tilla ndaj dhe nuk ka shoqërime apo ndalime për këtë veprimtari të paligjshme.

Megjithatë gjatë vitit të kaluar nga policia e Tiranës janë realizuar katër operacione kundër prostitucionit në ngarkim të 33 personave, mes tyre 5 të arrestuar dhe të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Modifikuar më Premte, 01 February 2019 20:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...