Gjykata vendos: Ish deputeti i PDIU nuk kthehet më në kuvend

Saturday, 02 February 2019 11:38

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e deputetit të PDIU Aqif Rakipi ndaj KQZ-së pas vendimit për ta shkarkuar si subjekt i dekriminalizimit. Rakipi e cilësoi të padrejtë shkarkimin dhe kërkoi rikthimin e mandatit.

Gjykata e ka cilësuar të drejtë vendimin e KQZ duke argumentuar se deputeti Rakipi fshehu problemet me drejtësinë që kishte në Itali. Në vendim thuhet se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendos rrëzimin e padisë dhe se kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Vendimi është dhënë më 17 dhjetor të vitit 2018.

“…Gjykata çmon se vendimi Nr.4, dt. 05.01.2018 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është një akt administrativ i nxjerrë në përputhje me ligjin nr.138/2015 ‘Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike’, dhe si i tillë duhet lënë në fuqi.
Për rrjedhojë kërkimet e palës paditëse duhen rrëzuar, si të pabazuara në ligj dhe prova. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje, gjykata arrin në konkluzionin se padia e paraqitur prej paditësit duhet rrëzuar si e pabazuar në ligj dhe prova”, thuhet në vendim.

 Në qershor të vitit të kaluar KQZ miratoi me 5 vota pro për heqjen e mandatit të Rakipit, sipas kërkesës së Prokurorisë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

Në raportin e Prokurorisë shkruhej se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje në 3.11.1998 nën emrin Skënder Ejylbegaj dhe këtë ai s’e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...