Për një Shqipëri me mundësi, liri dhe vlera

Diel, 03 February 2019 16:08

Nga Jorida Tabaku

Shqipëria nga janari 2014 është gdhirë një vend i mbushur në taksa dhe tarifa të reja. Shqiptarët janë sot një popullsi që nuk ka dëshirë të sipërmarrë biznese, inovacione por vetëm sipërmarrjen për emigrim. Rreth 400 mijë kanë tentuar apo janë larguar nga Shqipëria.

Një vend që pas një qeverisje e gjysmë nga kryeministri Rama numëron një barrë fiskale kumulative prej 1.9 mld USD, po aq sa vlera fiskale e PPP-ve.

Vitin e shkuar studentët e Shqipërisë u ngritën për herë të parë, gjithsecili prej nesh lexonte në protestën e tyre mllefin ndaj kësaj situate ekonomike dhe sociale.

Kemi zgjedhur këtë format për të nisur rrugëtimin tonë për të shpalosur programin ekonomik që do të shpëtojë vendin nga lëngimi i vazhdueshëm dhe kronik i një keqqeverisje me qëllim.

Kryetari Partisë Demokratike ka takuar për mbi katër vjet thuajse çdo biznes të mundshëm, ka debatuar dhe diskutuar për çdo ndryshim fiskal, numërohen mbi 60 të tilla, të qeverisë. Kemi ngritur zërin në replika të dhunshme dhe brenda kufirit të debatit për politikat fiskale dhe ekonomike. Pra, kemi ezauruar çdo dije dhe normë diskutimi përballë një muri që nuk do të marrë dhe as pranojë gabimet.

Kemi vërejtur se si janë ngushtuar mundësitë e sipërmarrjes dhe inovacionit ndërsa vendet për rreth nesh zhvillojnë teknologji të fjalës së fundit.

Kemi vënë re se si sistemi fiskal është konvertuar në armën me të cilën qeveria godet biznesin në kurriz ndërsa përkëdhel vetëm një grup të vogël biznesësh që kanë krijuar monopol në treg. Ata që sot ne të gjithë i njohim si oligarkët.

Janë pikërisht këto politika fiskale që kanë rritur taksat dhe tarifat për 97% të shqiptarëve që paguajnë 1.9 mld euro.

Ekonomia jonë vuan kreditimin e ulët, besimin në rënie dhe rënien e prodhimit.

Punësimi në vend ka rënë ndërsa sipërmarrjet mbyllen me një shpejtësi të frikshme, mbi 60 të tilla në ditë. Një rekord i zi për regjistrat e rregjistrimit të bizneseve shqiptare.

Vendi ndodhet në zgripin e errësirës pasi është shteti më pak i ndërlidhur në rajon dhe më gjerë. Kjo largon gjithnjë e më shumë investitorët seriozë nga vendi ynë.

Buxheti përdoret si një thes në dorën e kryeministrit që e përdor atë sipas qejfit personal dhe jo sipas nevojave të vendit. për pesë vjet buxheti i shtetit është përdorur vetëm në muajin dhjetor për të përmbushur kërkesat, investimet kapitale kanë qenë 0.

Jemi vendi i parë në Europë për kostot e larta të PPP-ve sipas Eurostat. Ndërsa FMN raporton se pesha e tyre është mbi 15%, ironikisht edhe FMN mendon si opozita dhe media kazan.

Po si opozita mendon FMN edhe për detyrimet e prapambetura që janë 200 mln euro. Pastaj po sipas FMN dhe KLSH borxhi publik është sot 73% e po t’i shtohen, siç edhe duhet, borxhi i krijuar nga PPP-të totali shkon 83%.

Kjo është gjendja e rënduar dhe e mjeruar që vendi ndodhet sot e kësaj dite.

Për shumë kohë, shumë qytetarët kanë ngritur vetullën e dyshimit karshi ofertës së opozitës. Karshi asaj që ne, një forcë e djathtë, do të ofronim për gjithë plagët e krijuara rishtaz apo të thelluara nga kjo qeveri?

Përgjigjen e kësaj pyetje ne do të nisim ta japim që sot përmes programit tonë ekonomik.

Mos mendoni që është sthjesht një ofertë taksash, pra një taksë e sheshtë. Çfarë ne sot ju propozojmë është shumë më tepër se sa kaq.

Ju kemi dëgjuar me kujdes, kemi mbajtur shënimet tona dhe jemi të hapur t’ju dëgjojmë për të promovuar më së pari një ekonomi tregu përballë ekonomisë së monopoleve dhe oligopoleve që ka prodhuar kjo qeveri.

Kemi shënuar problemet që ju keni me rregullimet e tepërta dhe kemi menduar një zgjidhje derregulluese karshi sipërmarrjes.

Kemi dëgjuar me kujdes ankesat për sjelljet e pahijshme tatimore që janë takisadarët që ju godasin sa herë vjen vakti i “taksës” ekstra dhe kemi ofruar zgjidhjen tonë.

Kemi mbajtur shënim perspektivat dhe projeksionet e ekonomistëve dhe specialistëve për një projeksion ekonomikmodern. Kemi dhënë alternatiën tonë për ekonominë e mbështetur në prodhim dhe gjithashtu që subvencionon inovacionin teknologjik.

Mos harroni. Në vitin 2005 ky vend ishte i fundit në Europë për internetin dhe në 2009 ishte ndër të parët në Ballkan. Sot ne jemi të fundit në rajon për inovacionin dhe teknologjinë dhe përpjekja jonë është të jemi ndër të parët.

Ne besojmë që shqiptarët në kushtet e mundësive të barbarata, në kushtet e një tregu të vërtetë nuk kanë përse të ngopen me propagandën e “Punës që është por që mungojnë specialistët”.

Ju ofrojmë vizionin tonë për ekonominë përballë së cilës keni katrahurën e oligarksisë së përzier me gjoja politikë ekonomike.

Ne ju ofrojmë atë çfarë kjo qeveri ka më shumë frikë; lirinë tuaj për sipërmarrje, subvencionimin për vizionin tuaj inovator. Besoj se ka ardhur koha që të mos shtyhemi për t’u larguar nga ky vend një prë e më parë. Ka ardhur koha që të luftojmë për të shtyrë të largojmë këtë qeveri nga kolltuku i pushtetit dhe abuzimit një sekond e më parë.

Modifikuar më Tuesday, 05 February 2019 09:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...