Kryemadhi thirrje për protestën e 16 shkurtit: Do të ketë sukses se do jetë popullore e jo partiake

Hënë, 04 February 2019 18:44

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat në Tiranë, ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin në protestën e 16 shkurtit për problemet e tyre dhe të lënë mënjanë bindjet politike. Kryemadhi u shpreh se 16 shkurti do jetë një protestë popullore, pa flamuj politik dhe pa fjalime politike.

“Ne sot mbajmë vendin e parë në botë për azilkërkuesit. Iu premtua shqiptarëve se do të ulen taksat, u rritën taksat. Data 16 shkurt, opozita proteston, por nuk është protestë politikë. Çdo shqiptar duhet të dalë për hallin e vet. Të gjithë shqiptarët janë më të lodhur dhe më të varfër se 5 vite më përpara. Shqiptarët shikojnë si zgjedhje vetëm largimin nga vendi. Në 16 shkurt jam e bindur se ju do jeni të gjithë në shesh.

Nuk do ketë fjalime sepse njerëzit nuk kanë nevojë për fjalë. Të gjithë së bashku të bëjmë ndryshimin e madh. Hapja e negociatave kushtëzon qeverinë të mos japë koncesione korruptive. Negociatat krijojnë një mjekësi të barabartë për shqiptarët. Protesta e 16 shkurtit është protestë popullore dhe pa flamuj politik. U bëj thirrje të gjithëve që të bashkohemi në 16 shkurt dhe të lëmë bindjen politike. Mos hajdeni as për LSI e as për Monikën, por hajdeni për hallin tuaj”- tha Kryemadhi.

Modifikuar më Hënë, 04 February 2019 18:51

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...