Konfirmimi në detyrë i Donika Prelës, ish-ministri i Drejtësisë: Do desha ta kisha humbur bastin

Tuesday, 05 February 2019 10:34

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka fituar sot “bastin publik” që vendosi me ndjekësit e tij në rrjetin sociale.

Më datë 22 janar kur Donika Prela doli për herë të parë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Manjani theksoi se ajo do ta kalonte vetingun pavarësisht, kritikave të përfaqësuesit të Operacionit të Ndërkombëtar të Monitorimit.

Sot pasi Prela u konfirmua në detyre, Manjani shkruan se “vetingu tregoi se është më i drejtë se drapri, nuk te fal”.

“Do desha ta kisha humbur këtë bast, por nuk qe e thënë! Vettingu, që është i drejtë si drapri, nuk të fal!

Shumë prej atyre që u ndëshkuan nuk kishin thuajse fare probleme krahasuar me zonjën Prela.

Vijon ti jepet dërrma drejtësisë dhe reformës! Turp!”, shkruan ai.

Manjani

Login to post comments