Fatmir Mediu në Forumin e Sigurisë në Senat: Partneriteti me SHBA, jetik për rajonin

E mërkurë, 06 February 2019 12:21

Në forumi e Sigurisë në Senatin e SHBA, organizuar nga  Fatmir MEDIU dhe Kryetari I Komisionit Te Sigurisë Sen. Jim Inhofe.

Ne takim morën pjesë Sen Jim Inhofe, Sen. Mike Rounds, Cong. Mike Turner, Cong. Robert Aderholt, Cong. Robert Pittinger, Zv.Asistente Sekretari I Shtetit per parandalimin e konflikteve Pete Morocco dhe përfaqësues të 17 vendeve

Tema e Forumit ishte “Challengies in SEE and Malignat behavior of Russia. (Sfidat në Evropën Juglindore dhe sjellja keqdashëse e e Rusisës).

Përfaqësues nga Shqipëria në këtë Forum ishin presidenti Meta, ish-kryeministri Majko dhe ish-ministri i Energjetikës Gjiknuri.

 Në fillim të fjalës së tij, zoti Mediu falënderoi senatorin Inhofe dhe kongresmenin Aderholt për mbështetjen në organizimin e këtij forumi të 4-t në Senatin Amerikan. “Ne besojmë se partneriteti i vendeve të rajonit tonë me Shtetet e Bashkuara, ka një rëndësi jetike për demokracinë, për popujt tanë dhe të ardhmen në Evropë dhe në Nato. Është e një rëndësie parësore për ne, që të forcojmë marrëdhënien ushtarake me Shtetet e Bashkuara” deklaroi zoti Mediu.

Duke folur për sfidat e vendeve të Evropë Juglindore në përgjithësi, duke përfshirë edhe Shqipërinë, zoti Mediu theksoi se sfidat me të cilat këto vende përballen janë: lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, lufta ndaj trafiqeve, lufta ndaj elementëve terroristë dhe e fundit, por jo nga rëndësia: zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Përsa i përket zhvillimeve gjeopolitike në rajon, zoti Mediu nënvizoi se pasojat e konflikteve në Ballkan, janë akoma një çështje e pambyllur. “Duhet përshëndetur marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ç’ka do të jetë një hap përpara në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Nato-s dhe BE-së. Nga ana tjetër, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ndaluar. Janë hedhur shumë ide në tavolinën e diskutimeve, deri edhe në shkëmbim territoresh, ku rrezikohet të hapet kutia e Pandorës në Ballkan dhe në krye të kësaj çështje na shfaqet roli përcaktues i Rusisë” cilësoi zoti Mediu.

Duke u ndalur në rolin e Rusisë dhe interferencën e saj në Ballkan, zoti Mediu theksoi gjithashtu se Moska, përveç që është duke hedhur hapa në kundërshtimet me parimet traktatit të Forcave Bërthamore, çka mund të sjellë edhe një reagim të NATO-së dhe SHBA-s si kundërpërgjigje ndaj këtij kërcnimi, Në Ballkan është duke rritur prezencën ushtarake dhe të shërbimee inteligjente. Por jo vetëm kaq. Në vende si Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Shqipëria, është duke krijuar apo mbështetur lëvizje politike që janë të orientuar drejt projekteve tëMoskës zyrtare. Këto manovra po vërehen edhe në media” shprehu shqetësimin e tij zoti Mediu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...