Nga Bashkim Shehu
E di qe 6 mije qytetare kane emigruar nga Kukesi; e di qe ne vatrat tuaja ka vend bosh prej te ikurve; por jam i bindur se ne 8 shkurt, ne oren 10:30, ne marshimin Agjensia e Udhetareve - Sheshi Skenderbej, do te jeni me shume nga cdo here tjeter. Ju nuk jeni vetem, ashtu si nuk kemi qene asnjehere vetem. Kryetari i PD, Z. Lulzim Basha ka ardhur te marre besen e kuksianeve per nje te ardhme krejt demokratike. Ftoj burrat e Kukesit te mblidhen siç jane mbledhur gjithmone e te kujtojme se bashku sa e veshtire eshte te zhvillosh ekonomine kur ke nje qeveri qe mendon si te na rrjepe, pa e ndihmuar bashkine e Kukesit, sikur te jete ‘i njerkes’ ky vend i bekuar nga Zoti e i mallkuar nga qeveria socialiste. Le t’i kujtojme qeverise se Kukesi qe i jep drite te tjereve, nuk mund te denohet me cmim korenti me te larte nga ndihma ekonomike. Kukesi duhet te ishte Manhatani i Shqiperise, e jo qyteti te cilit i varin trare. Te mblidhemi ne shesh qe te mos harrojme se spitali qe, ne cdo vend te botes sheron te semuret, ne qytetin tone eshte vendi ideal ku nuk ka barna, sherbim dhe pergjegjshmeri. Mos i ikni Kukesit ju te rinj e te reja! Ejani te kujtojme se te vetmet shkolla qe jane ndertuar ne Kukes jane fale donatoreve. Kujdesi i qeverise per shkollimin eshte ZERO. Projektet e qeverise per Kukesin jane ZERO. Perse ta duam nje qeveri qe na zhvat, na harron, na paragjykon? 8 shkurti nuk eshte zgjidhja e problemeve tona. 8 shkurti eshte fillimi i nje guximi te ri. Eshte fillimi i nje endrre te madhe, asaj qe prekem me fitoren e nje bashkie. Vetem po te jemi te gjithe bashke me Partine Demokratike, nuk ka tra apo fature qeverie qe te na mposhte. T’i japim besen Partise Demokratike! Per Kryeministrin aktual dhe qeverine e tij, nuk kam asnje fjale. Genjeshtrave dhe mashtrimeve te tij, nuk i zgjas kurre as doren, as mendjen. Çdo kuksian i ndershem, e di qe pergjigjia ndaj mashtrimeve e genjeshtrave te Edi Rames eshte: Mblidhemi ne shesh ne 8 shkurt dhe protestojme. Ne do t’i tregojme sa shume jemi! Autori eshte kryetar i Bashkise Kukes