Në fjalën e saj në Parlament, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duke iu referuar shantazheve të fundit në formë arrestimesh nga Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni, i ka bërë të qartë publikut shqiptar disa pika të errëta të lojës politike dhe funksionale të kësaj ministreje.
Zonja Krymeadhi, duke referuar qartë dhe me fakte arrestimeve të fundit në Ministrinë e Drejtësisë, i është drejtuar Etilda Gjonit që shantazhimi politik është një rrugë pa krye dhe SPAKU, sigurisht që do të merret edhe me këtë, si dhe me ekstradimet në atë ministri.
Por Zonja Kryemadhi shtroi pika të errëta të mëposhtme për Etilda Gjonin: Së pari, ajo të shjegojë lidhjet e burrit të saj me Elvis Martinaj. Së dyti, lidhjet e bashkëshortit të saj me disa kompani bastesh dhe së treti, vetë Etilda, të shpjegojë marrëdhëniet e saj me disa anëtarë qeverie dhe disa avokatë në Kosovë.