Presidenti Ilir Meta në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me kongresmenin, Eliot Engel, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në SHBA.
Në një status në Facebook, Meta e cilëson Engel mikun e të gjithë shqiptarëve. Presidenti më tej thotë që jemi me fat që kemi në Kongres një personalitet të tillë me memorie të fortë historike, por edhe vizion gjithmonë të kthjellët për të ardhmen e rajonit tonë.
Postimi i plotë i Presidentit Meta
Një takim i ngrohtë në Kongresin Amerikan me mikun e të gjithë shqiptarëve, Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme. E falënderova për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Me fat që kemi në Kongres një personalitet të tillë me memorie të fortë historike, por edhe vizion gjithmonë të kthjellët për të ardhmen e rajonit tonë. 🇦🇱🤝🇺🇸