Shehaj: Mashtrimi i Ramës me "Air Albania", që u krijua për arsye politike

Premte, 08 February 2019 15:14

Në nëntor të vitit të shkuar, në 2018, Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike, deklaroi se kompania turke që do të ndërtonte aeroportin e Vlorës, u tërhoq ndërsa kompania ajrore  “Air Albania” kishte kohë që kishte ikur. Këto ishin dy nga deklaratat, për të cilat koha duket se i ka dhënë të drejtë zotit Shehajt. Për këto e të tjera, gazetari Alen Xhelili i Syri.net zhvilloj një intervistë me deputetin e  PD-së.

Shehaj, më tepër sesa si politikan, e shikoi këtë çështje të "Air Albania" nga pikëpamja ekonomike, me syrin e një biznesmeni dhe me interesin e një qytetari. Ndiqni këtë pjesë interesante të intervistës:

Zoti Shehaj. Portali zviceran i specializuar për çështjet e aviacionit ka ngritur dyshime për vazhdimësinë e linjës ajrore të shumëpërfolur “Air Albania” ndërsa shkruan se avionët tashmë i janë rikthyer Turqisë. E keni dëgjuar këtë lajm?

Shehaj: Po, e kam dëgjuar.

 Ku e dinit që “Air Albania” do të kishte këtë fat? Nuk po them “Lasgushi”, pasi këtë emër u përpoq Kryeministri ta përdorte në këtë mënyrë.

Shehaj: Kompania ajrore ishte një shfaqje e madhe e Edi Ramës. Nga ana ekonomike nuk kishte asnjë logjikë. T’u thuash shqiptarëve që do të bëjmë një kompani ajrore, sepse s’kemi një kompani shtetërore, kur të gjitha vendet e  tjera, kompanitë ajrore shtetërore ose i kanë shitur ose i kanë likuiduar, nga ana ekonomike është budallallëk. T’u thuash shqiptarëve se do të krijojmë ne kompani ajrore se do të ulim tarifat dhe biletat e avionëve, është një mashtrim. Ose ai nuk i di, ose po mashtron. Po mashtron me vetëdije. Unë jam i bindur se mashtron me vetëdije.

Pra, ju besoni të dytën, se po mashtron?

Shehaj: Po, jam i bindur se mashtronte. Mbase nuk e dinte, mbase e kishin gënjyer, por unë jam më i bindur se po mashtronte. Por mashtrimi nuk qëndron tek fakti se ai e dinte se nuk do t’i ulte tarifat e biletave të avionëve. Mashtrimi qëndron tek fakti se ai nuk po shikonte interesin e qytetarëve. “Air Albania” nuk ishte krijuar për të sjellë një përmirësim shqiptarëve. “Air Albania” u krijua për arsye politike. Ishte e qartë.

Ishte e qartë se nuk do të sillte asnjë përfitim? Sepse zonja Balluku që sot është ministre, deklaronte në kohën kur ishte drejtoreshë, se minimalisht do të përgjysmoheshin tarifat e fluturimit për qytetarët.

Shehaj: Mua më vjen për të qeshur, se nuk kam çfarë të thempër një deklaratë të tillë, se tregon një mungesë njohurie të thellë. Meqë ajo ka qënë dhe drejtoreshë e Aviacionit Civil, duhet ta njohë pak më shumë aviacionin dhe ekonominë, industrinë e aviacionit. Ju jap vetëm një shembull: Çmimi mesatar i biletave të “Ryan Air” është 37 euro për fluturim. Çmimi i shitjes mesatar. Dhe “Air Albania” do të bënte më mirë se “Ryan Air”?! Do të ishte në gjendje të bënte të njëjtin çmim apo një çmim më të lirë se “Ryan Air”?! Këto janë budallallëqe! Janë totalisht budallallëqe!/ar.sh/SYRI.NET

Modifikuar më Premte, 08 February 2019 16:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...