Etilda Gjonaj, trafiku i drogës dhe Nazer Seitaj

Saturday, 09 February 2019 10:25

Në 8 muajt e parë si drejtuese e Ministrisë së Drejtësisë, atëherë kur shqiptarët prisnin të dëgjonin një produkt si ministre, emri i Etilda Gjonajt do të shfaqej në faqet e para të gazetave, fytyra e saj do të bëhej imazh i lajmeve të para në televizione. Jo për aftësinë e saj, por për skandalin me largimin drejt Italisë të të arrestuarit si financier i grupit të narkotrafikut “Habilaj”.
Etilda do të përbënte lajm jo për ndonjë aftësi të veçantë profesionale, por për shërbimin që i bëri ish-ministrit Saimir Tahiri, fati i dënimit të tij do të varej shumë nga dëshmia e “financierit”. Nazer Seitaj ishte penduar dhe do të fliste për trafikun e kanabisit në bashkëpunim me zyrtarë të qeverisë dhe policisë. Por në kundërshtim me ligjin Etilda firmosi ekstradimin e e Nazer Seitaj drejt Italisë. Sa më larg të ishte “financieri” nga Shqipëria aq më rehat do të kishte jo Tahiri, por më shumë Edi Rama. Emri i tij s’do të vononte shumë për tu përmendur nga trafikanti.
Emri i Ministres së Drejtësisë do të përmendej në shumë skandale, dhe tashmë ajo kukulla e Ramës, nuk do të kishte më epitet për shkak të tipareve fizike, por edhe për shndërrimin në një vegël të Kryeministrit.
Një denoncim i fortë mbi të do të ishte edhe vizita në burgun e sigurisë së lartë për të takuar kokën e Bandës së Lushnjës Aldo Baren.
Një vegël e mirë në dorën e Ramës ajo u pa edhe në daljet publike kundër Zërit të Amerikës, që denonconte në lajme për skandale dhe afera korruptive të qeverisë.
Më shumë se sa kontribut për shqiptarët, Etilda do të jepte për familjarë të saj dhe për lidhjet me njerëz të inkriminuar.
Media po publikon ditë pas dite epsiode të pa ditura deri më tani nga masa e gjerë. Burri i Ministres një zyrtar i rëndësishëm në sektorin e Tatimeve është shkarkuar nga puna për dyshime të forta korruptive dhe presion mbi bizneset, por gjykatat që për qytetarët e thjeshtë kërkojnë jo më pak se 3 vite për të marrë vendime, për burrin e ministres rikthimi në punë do të zgjaste vetëm një muaj.
Madje në media, janë ngritur dyshime të forta për lidhjet e bashkëshortit të saj me Ervis Martinajn, personin e përfshirë në vrasjen në ish-bllok dhe që sot po hetohet për disa akuza përfshirë edhe ato të lotarive të palejuara dhe pastrimit të parave.
Enigmë po mbetet jo vetëm për publikun, por edhe për mediat se kush janë avokatët nga Kosova dhe lidhjet e Etildës me ta?
Kështu do të niste kalvari i “lugës me çorbë të prishur” për Etildën, që do ta villte që nga ai moment dhe deri më sot./ REDAKSIONALE

 

Modifikuar më Saturday, 09 February 2019 10:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...