Doris Pack thirrje Ramës: Boll i dhunove gratë!

Saturday, 09 February 2019 11:57

Politikania e njohur europiane, Doris Pack, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për gjuhën e dhunshme që ai përdor në rrjetet sociale kundër grave. Sipas saj duke sulmuar gratë politikane të opozitës, Rama njëkohësisht po nxit dhunën ndaj grave në një vend si Shqipëria ato kërcënohen çdo ditë.

‘Komentet në rrjetet sociale të Kryeministri të Shqipërisë Rama nëpërmjet të cilave sulmon gratë politikane, nuk janë vetëm degraduese të dëmshme dhe fyerje vetëm për ato, por nxisin dhunën kundër grave në një vend ku të drejtat e tyre, kërcënohen dhe shkelen çdo ditë!’, shkruan Doris Pack.

Image

Vetëm një ditë më parë Edi Rama ju kundërpërgjigj deputeteve të opozitës Albana Vokshi dhe Klajda Gjosha për çështjen e skandalit në Kavajë, duke lëshuar një përrua fyerjesh dhe dhune psikologjike.

 

‘Po tani çfarë keni që lehni apo ju'a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju,hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s'do ekzistonit,se s'keni hiç tjetër për t'u dhënë njerëzve veç helmit e vreri’, shkruante Rama në Tëitter.

Por më i rëndë ishte sulmi prej skuthi që i bëri deputetes Vokshi në faqen e vetë në Twitter, duke i shpërfytyruar fytyrën nëpërmjet postimit të një fotoje të saj.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...